Kryemadhi thotë se LSI ka punuar për këtë program 2 vite e gjysmë, e ka testuar, dhe është shumë i thjeshtë edhe për qytetarët.

Ajo madje garanton se nëse ka vullnet politik, programi i LSI është i mundshëm për t’u realizuar jo vetëm në 5 muaj, por brenda 5 ditëve.

‘’Nëse Monika sot si kryetare e LSI do jetë e qartë, e pastër dhe e kthjellët në 5 prioritetet që janë të mundshme, jo në 5 muaj por në 5 ditë. Jam e bindur se qytetarët do e kenë shumë më komodë të shprehin vullnetin.

Detyrat s’kanë të bëjnë vetëm me programin, por respekt për veten tonë, për ne që jetojmë e militojmë në parti, por dhe detyrë e partive t’i bëjnë këto.Jemi mësuar të dëgjojmë demagogji me slogane, por në fund në familje e shtëpi s’e kanë mundësuar injektimin e premtimeve. Edhe ne jo se s’kemi bërë, kemi bërë programe.’’- tha Kryemadhi.