• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Programet ekonomike PD-LSI, “kufiri te thana” i Kryemadhit për Bashën
Home
Politikë

Programet ekonomike PD-LSI, “kufiri te thana” i Kryemadhit për Bashën

31 January, 2021 F.autor Politikë

Gjatë shpalosjes së programit ekonomik dhe veçanërisht atë që LSI propozoi për Durrësin, Monika Kryemadhi, diku nga fundi i fjalës së saj disa minutashe, shqipëroi një detaj të rëndësishëm (në raport me PD), se partia që ajo drejton është e vetmja forcë politike, që e mban fjalën.

Prej ditësh PD dhe LSI janë ndarë në llogoret e tyre, duke prezantuar secila programin e vet ekonomik.

Programe,  që nëse shihen në detaje, kanë edhe dallime të cilat do të hapin jo pak andralla mes vedi nëse opozita fiton zgjedhjet e 25 Prillit.

Deri më tash, asnjë prej dy forcave politike nuk ka folur për një bashkërendim paraprak lidhur me programet e tyre ekonomike përveçse janë dakordësuar në parim për taksën e sheshtë të propozuar nga PD-ja, 9%, edhe pse LSI-ja në Durrës specifikoi se për 200 bizneset e mëdha do të ketë edhe një taksë shtesë plus 1 % e cilësuar si taksa e të ardhmes për arsimin.

Monika Kryemadhi, duke i mëshuar faktit se LSI e mban fjalën, tha prerë se pese prioritetet e kësaj partie, që ajo i sheh si angazhim për 5 muajt e parë të qeverisjes, do të jenë të panegociueshme.

Një mesazh ky i qartë për PD-në, partinë me të cilën, LSI-ja synon të bashkëqeverisë nëse fitojnë zgjedhjet e 25 Prillit.

“Ne si LSI shquhemi si e vetmja forcë politike që e mbajmë fjalën dhe ne e mbajmë fjalën sepse kjo është edhe pika jonë më e fortë, pra mbajtja e fjalës dhe investimi tek të rinjtë dhe te rejat.

Për këtë arsye ne do t’i qëndrojmë deri në fund pesë prioriteteve tona shumë të thjeshta dhe të panegociueshme, kam dëshirë ta ritheksoj këtë, sepse shumë më thonë se pse janë të panegociueshme, janë të tilla sepse asnjë njeri nuk mund të dalë kundër punësimit…”, tha Kryemadhi.

Po cilat janë 5 prioritetet e panegociueshme të LSI-së në raport me PD-në?

“1) Rimbursimi me 5% të vlerës për çdo blerje. Çdo qytetari do t’i kthehet mbrapsht 5% për çdo shpenzim që do të bëjë;

2) Kur një bebe lind, në emër të tij hapet fond investimi prej 1000 USD, dhe i kthehet bebes në momentin që ai bëhet prind vetë,. Mosha mesatare nga LSI është llogaritur rreth 25 vjeç; (1000 USD fond fillestar deri në maturim rreth 25.000 USD).

3) 1% Taksa e të Ardhmes për arsimin për 200 kompanitë më të mëdha;

4) Të masivizojë programin “Mëso dhe Fito”, duke rritur numrin e shkollave profesionale dhe gjithashtu duke përmirësuar kurrikulën profesionale të tyre;

5) TVSH 0% për prodhimet bujqësore dhe blegtorale Made in Albania”.

LSI synon ndryshim rrënjësor në mënyrën e të bërit biznes në Shqipëri si dhe ka një qasje të ndryshme nga PD për çështjen e pronës…(SI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TOUR DE FORCE" NË MUAJIN SHKURT/ Lajm i mirë për Conten, lojtari "Zikaltër" rikthehet të jetë i gatshëm
Previous article ZYRTARE/ Sulmuesi Sanabria firmos me Torinon, por ja çfarë i ndodh gjatë vizitave mjekësore…

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT