Paraditen e së shtunës u zhvilluar Kongresi i Partisë socialiste i cili zgjati 7 orë i ndarë 3 sesione. Pjesë e këtij programi ishte edhe konfirmimi i disa kandidatëve për kryetarë Bashkie në disa qytete.
Në Lezhë socialistët ia kanë besuar Bashkinë deputetit Pjerin Ndreu i cili duket se do ta lërë mandatin për të garuar për të fituar bashkinë e Lezhës.
Duket se Pjerin Ndreu do të kthehet sërish në vendlindjen e tij pas 20 vitesh, por këtë here për të marrë drejtimin e Bashkisë së Lezhës.
“Djali Lezhian” po rikthehet sërish në shtëpinë e tij. Pjerini nuk është ndalur anjëherë duke denoncuar shumë raste të keqmenaxhimit të drejtuesve të bashkisë së Lezhëse duket se dëshira e tij për të marrë në drejtim qytetin e tij ka qenë e kahershme.
Gjatë Kogresit ai mbajti një fjalim ku akuzoi kreun aktual të Lezhës, ndërsa theksoi se tashmë edhe kjo bashki do të drejtohet nga PS.
“Nëse doni ta ktheni rërën në pemëtore, ejani në Lezhë, në Bashkinë që nuk duam. Ne të PS-së nuk e drejtojmë Lezhën prej tri mandatesh. 30 qershori duhet të jetë pikënisja e ndryshimit të Lezhës. Ne jemi njerëz të punës”, – u shpreh ai.
Po kush është Pjerin Ndreu deputeti që po rikthehet të marrë drejtimin e qytetit të tij si kryetar bashkie:
Ka lindur në qytetin e Pukës, më 12 dhjetor të vitit 1966. Z. Ndreu ka një karrierë të pasur në fushën e rendit dhe sigurisë.
Pas përfundimit të studimeve në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme në vitin 1988, Ndreu emërohet inspektor i Policisë Kriminale në Lezhë e më pas drejtues i Policisë Kriminale në disa qytete, si Shkodër, Berat dhe Mirditë.
Prej viti 1997 e deri në vitin 1999 Pjerin Ndreu mbante postin e shefit të Komisariatit të Policisë Lezhë, Komisariatit nr.1 në Tiranë dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër.
Në periudhën 1999-2002 Drejtor Policisë së Qarkut Gjirokastër, Drejtor i Policisë Kufitare Shkodër.
2002-2004– mbajti poste të larta në Policinë e Shtetit si zv.Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë.
Pjerin Ndreu mban gradën policore Kryekomisar, ndërsa është dekoruar në vitin 2003 nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes”.
Gjatë shërbimit në polici, Ndreu kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Drejtësi, e më pas nga viti 2007 e deri në vitin 2013 ka qenë pedagog i kriminologjisë dhe kriminalistikës, Fakulteti Drejtësisë “Justiniani I”.
Ai gjithashtu ka ndjekur një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh për gjuhën dhe sigurinë kombëtare në Gjermani, Kanada, Oxford Angli, ICITAP etj. Prej qershorit të vitit 2013, Z.Ndreu është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Përgatiti: AlpeNews.al