• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFILI/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX
Home
Kulturë

PROFILI/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX

1 September, 2025 s.autor Breaking News, Kulturë

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë Dhimiër Anagnosti, regjisori i njohur shqiptar.

Por kush ishte Anagnosti, një nga regjisorët më të njohur shqiptarë të shekullit XX?

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

 

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

 

Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

 

 

Ai është autor i shumë filmave shqip:

Gjoleka, djali i Abazit (2006)

Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)

 

 

Përrallë nga e kaluara (1987)

Gurët e shtëpisë sime (1985)

Kujtime nga Gjirokastra (1983)

Vëllezër dhe shokë (1982)

Në shtëpinë tonë (1979)

Monumenti (1977)

Lulëkuqet mbi mure (1976)

Kur hiqen maskat (1975)

Cuca e maleve (1974)

Përjetësi (1974)

Motive nga dita e diel (1973)

Malet me blerim mbuluar (1971)

Parafabrikatet (1970)

Plagë të vjetra (1968)

Duel i heshtur (1967)

Komisari i dritës (1966)

Njeriu kurrë nuk vdes (1961)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËMBIMI VALUTOR/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Previous article TEMPERATURA DERI NË 31 GRADË/ Parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria... Aktualitet

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria...

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT