• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFILI/ Kush është Talat Xhaferi, ‘komandant Forina’ që u bë kryeministri i parë shqiptar i RMV-së
Home
Rajon

PROFILI/ Kush është Talat Xhaferi, ‘komandant Forina’ që u bë kryeministri i parë shqiptar i RMV-së

28 January, 2024 s.autor Breaking News, Rajon

Talat Xhaferi hyri sot në histori teksa u bë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai njihet për kontributin në politikë, por ka një rol të madh edhe në konfliktin e armatosur në Maqedoni mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së. Më poshtë ju njohim me profilin e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.


Talat Xhaferi lindi më 15 Prill 1962 në fshatin Forinë të Gostivarit. Shkollimin fillor e kreu në Çegran, fshatin fqinj, ndërsa pas kësaj shkoi në Beograd, ku kreu gjimnazin ushtarak. Më tutje vazhdoi karrierën e formësimit ushtarak, kështu që u regjistrua dhe studioi në Akademinë Ushtarake të Këmbësorisë të APJ, drejtimi këmbësori, në Beograd dhe më pas Sarajevë. Karrierën e tij e ka vazhduar në disa kazerma ushtarake të asaj kohe të Armatës Popullore të Jugosllavisë, ku thuhet se ka qenë në Nish, Sarajevë, etj. Pas pavarësisë se Maqedonisë, ai kthehet në vendlindje dhe inkuadrohet në Armatën e Maqedonisë, duke qenë oficer i lartë dhe pas një periudhe zgjidhet komandant i njësiteve të këmbësorisë në kazermën e Tetovës.

Më 28 Prill të 2001, kur po zhvillohej konflikti i armatosur në Maqedoni mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së, Xhaferi braktis radhët e Armatës së Maqedonisë dhe kaloi në radhët e UÇK-së. Ai në këtë periudhë u njoh me nofkën ‘komandant Forina’.

Xhaferi u zgjodh për herë të parë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2002 për partinë e BDI-së. Në vitet 2004-2006 Xhaferi ishte Zëvendës Ministër i Mbrojtjes. Nga viti 2008 deri në vitin 2013 Xhaferi ishte deputet i Maqedonisë së Veriut për partinë e BDI-së, aleate me partinë konservatore VMRO-DPMNE.

Në vitin 2013, Xhaferi u emërua nga BDI-ja për Ministrinë e Mbrojtjes në Kabinetin e Nikola Gruevskit, pas dorëheqjes së anëtarit të partisë Fatmir Besimi. Kjo shkaktoi protesta. Xhaferi deklaroi se qëllimi i tij ishte që forcat e armatosura “të ishin simbol i bashkëjetesës, tolerancës dhe respektit për dallimet”.

Në Prill 2017, Xhaferi u emërua kryetar i Parlamentit maqedonas nga një koalicion i partive të pakicës shqiptare dhe partisë socialdemokrate opozitare në atë kohë (LSDM), duke shkaktuar trazira në ndërtesën e parlamentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article S'KA KUFIJ/ Nga 1 marsi punëtorët nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia lëvizin pa kushte shtesë
Previous article "MË PËRNDJEK DHE KA SHPËRNDARË NË RRJETET SOCIALE..."/ 23-vjeçarja denoncon bashkëmoshatarin

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT