• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROFILI I AUTORËVE TË LUFTËS NË KAVAJË/ Kampionë në mundje e militantë të PD-së dhe ish-të dënuar për tentativë vrasje (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

PROFILI I AUTORËVE TË LUFTËS NË KAVAJË/ Kampionë në mundje e militantë të PD-së dhe ish-të dënuar për tentativë vrasje (EMRAT)

5 July, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një kalimtar që sapo kishte dalë nga furra e bukës  dhe po shkonte në shtëpi mbeti i vdekur nga përplasja me armë zjarri mes 2 grupeve dje në Kavajë, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur. Protagonistët kryesorë të ngjarjes janë vëllezërit Elio dhe Eraldo Hyka së bashku me vëllezërit Rustem dhe Ardian Dedejt nga njëri krah dhe vëllezërit Denis me Marjus Aliu nga krahu tjetër.

Ndërkohë nga vëzhgimi i Report Tv në rrjetet sociale të disa prej protagonistëve rezulton se njëri prej tyre Eraldo Hyka është mundës madje ai ka fituar edhe çmime në këtë sport. Nga ana tjetër 22 vjecari Eraldo Hyka rezulton se është mbështetës i Partisë Demokratike, teksa nuk mungojnë fotot e tij me flamurin e kësaj force politike madje e ka vendosur edhe foto profili.

Ai aktualisht është arrestuar nga policia. Ndërkohë në profilin e vëllait të tij Elio Hyka ka më pak të dhëna ai rezulton se është student i Universitetit të Sporteve. Denis Aliu është një tjetër nga të rinjtë që u përfshi në konfliktin e armatosur dhe dyshohet se plumbat e armës tij i kanë marrë jetën Ramazan Hasaliut, i cili mbeti i vdekur sapo doli nga furra me qesen e bukës në dorë.

Denis Aliu është në kërkim, ndërsa vëllai i tij Mariusi  është arrestuar. Ardian Dedej një prej të përfshirëve në konflikt rezulton i dënuar më parë për tentative vrasje. Ndërsa i riu tjetër është Qazim Merkja, i cili ka qenë në krah të Ardian Dedejt dhe Eljo Hykës. Protagonistët e tjerë vëllezërit Rustem dhe Ardian Dedej që kanë qenë në krah të vëllezërve Hyka në këtë konflikt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Një FOTO nga pushimet zbulon transfertën e bujshme të Interit, ja sulmuesi i ri i Contes
Previous article Kur Ilir Meta zbulon pasionin e ri për letrat…!

k.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT