Do bënte jo pak zhurmë në opinionin publik, momenti i kandidimit të Edith Harxhit për postin e kreut të PD.
Kjo pasi qoftë ne rast fitoreje apo humbjeje, Harxhi do mbetet e para grua që ndermerr një sfidë të tille brenda radhëve të demokratëve. E këtë e bën perballë 3 burrave!
Prej vitesh ajo ka qenë një nga kritiket më të forta brenda PD ndaj vendimeve të kryetarit aktual Lulzim Bashës dhe duket se humbja më 25 prill ka qenë edhe momenti ideal për zonjën Harxhi që të nis misionin e saj.
Edith Harxh është një studente e dhjetorit ’90 dhe këtë shihet që e shfaq me krenari teksa 3 ditë me parë ka publikuar edhe një foto ne rrjetet e saj, ku thelbi është pikerisht ky.
Edhe në programin e saj, Harxhi ka zgjedhur sërish të rikthehet pas ne kohë teksa programi mban sloganin: Vizion i ri mbi idealet e vitit 1990.
Angazhimi në PD
Harxhi ka qenë gjithnjë pjesë e PD por vetëm në një rast ajo ka zgjedhur që të përfshihet si zyrtare në qeveritë e Sali Berishës në pozicionin e zv. Ministres së Jashtme, pozicion që e ushtroi për 8 vite me radhë nga viti 2005 deri në 2013.
Pas këtij momenti, ajo nuk mbajti më asnje post brenda PD dhe disavantazhi i vetëm që kritiket i vënë në dukje, është shkeputja nga strukturat e partisë.
Por kush është Edith Harxhi dhe cila është karriera e saj?
Kur vjen fjala te pershkruajë veten, Harxhi zgjedh ta bëjë me fjalët: Mbrojtëse e vlerave kombëtare dhe parimeve Euro-Atlantike!
Ajo ka studiuar në Universitetin e Edinburgut, Britani e Madhe dhe është diplomuar me Bachelor of Arts në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Edith Harxhi drejton organizatën “think tank” të pavarur “Albanian Policy Center”, e cila merret me hartimin e politikave, analizave dhe kërkimeve mbi çështjet ndërkombëtare, politikën e jashtme dhe qeverisjen shqiptare, sigurinë dhe marrëdhëniet midis vendeve të Evropës Juglindore dhe marrëdhëniet e tyre evropiane dhe trans-Atlantike.
Në vitet 2005-2013, ajo ka shërbyer si zëvendësministre e Jashtme. Ndërsa mbante këtë post, ajo ishte përgjegjësi për diplomacinë shumëpalëshe dhe marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare, si me NATO-n dhe procesin e integrimit. Gjithashtu, ishte përqendruar edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me shtetet e tjera të Europës Juglindore dhe shqiptarët e rajonit. Harxhi ka qenë e dërguara speciale e qeverisë shqiptare në shumë kryeqytete të botës dhe organizata ndërkombëtare me qëllim që të lobonte për pavarësinë e Kosovës.
Nga viti 2003 deri në vitin 2005 ajo ka punuar si këshilltare ndërkombëtare e UNDP-së, duke këshilluar Kryeministrin e Kosovës për çështjet e sigurisë dhe krijimin e Zyrës së Sigurisë Publike. Ajo gjithashtu shërbeu në Zyrën e UNMIK-ut për Çështje Gjinore dhe bashkëhartoi në partneritet me grupet e grave nga parlamenti dhe shoqëria civile, Ligjin e parë të Barazisë Gjinore të Kosovës.
Kliko KETU për të pare programin politik të Edith Harxhit.
AlpeNews.al





