Prej 16 ditësh Ukraina ndodhet në një situatë shumë të vështirë nga sulmet e vazhdueshme ruse, ku mijëra qytetarë kanë humbur jetë.
Por edhe pse Rusia po e zhvillon këtë luftë, Putin ka pasur më shumë goditje, mijëra ushtarë të tij kanë humbur jetë por mes tyre gjeneralë e njerëz të besuar të tij. Deri më tani Ukraina ka vrarë rreth 12,000 ushtarë rusë që nga fillimi i luftës, sipas një vlerësimi nga Kyiv Independent.
Gjithashtu Rusia po humbet miliarda euro në ditë nga ushtria që nga nisja e pushtimit të Ukrainës me 24 shkurt. Po ashtu sanksione të rënda po rrënojnë ekonominë ruse, shkruan Alpenews.al.
Por kush janë të besuarit e Putin që humbën jetë në luftë në Ukrainë?
Gjeneralmajori rus Andrei Sukhovetsky është vrarë nga forcat ukrainase. 47-vjeçari ishte komandant i Divizionit të 7-të Ajror. Lajmi u konfirmua edhe nga miku i tij, i cili njoftoi përmes mediave sociale se Sukhovetsky ishte vrarë.
Koloneli Andrei Zakharov, komandant i një regjimenti tankesh ruse, u eliminua nga forcat ushtarake në distriktin Brovary të rajonit Kiev.
Sipas komandës së Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura, në vitin 2016 Zakharov mori një urdhër “Guximi” nga Putin.Asokohe, Vladimir Putin shpërndau disa dekorata shtetërore për personelin e shërbimit dhe specialistët e industrisë së mbrojtjes, të cilët u dalluan në kryerjen e misioneve speciale në Republikën Arabe Siriane.
Një tjetër komandant i lartë i ushtrisë ruse është vrarë në një betejë në qytetin lindor të Ukrainës, Harkiv.
Gjenerali Vitaly Gerasimov, shef i batalionit të 41-të të ushtrisë ruse, u vra së bashku me oficerë të tjerë rusë.
Gjeneral i lartë rus, Vitaly Gerasimov, është vrarë në një betejë pranë Kharkivit.
Gerasimov është identifikuar si një komandant ushtarak rus, në gradën gjeneralmajor, shef shtabi dhe zëvendëskomandanti i parë i repartit 41 në Ushtrinë ruse.Sipas të dhënave zyrtare, Gerasimov ka marrë pjesë në disa fushata shumë me rëndësi për Moskën, si ajo në Çeçeni dhe ajo në Siri. Ai, madje, ka qenë ndër figurat kryesore të këtyre dy betejave.
Një komandant lufte i Rusisë, që udhëhoqi batalionin neo-nazist të Sparta, është qëlluar për vdekje në Ukrainë. Vladimir Zhoga u vra gjatë betejës në qytetin lindor të Ukrainës Volnovakha. Zhoga ishte komandanti i Batalionit të Spartës, pro- Forca separatiste ruse.
Ushtria ukrainase ka vrarë gjeneralin e famshëm Ramzan Kadyrov të forcave çeçene që luftojnë për flamurin rus në Ukrainë.Ai ishte më parë anëtar i lëvizjes për pavarësinë çeçene.Që nga nëntori 2015, ai ishte anëtar i Komisionit Këshillimor të Këshillit Shtetëror të Federatës Ruse.
Alpenews.al