• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ Kush është Gledian Llatja, kandidati i PS për Bashkinë e Elbasanit që vjen si imazhi i ri pas 12 vitesh
Home
Ekskluzive

PROFIL/ Kush është Gledian Llatja, kandidati i PS për Bashkinë e Elbasanit që vjen si imazhi i ri pas 12 vitesh

23 March, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Në kongresin e PS, i cili u zhvillua ditën e sotme  në pallatin e Kongreseve u zbuluan 7 kandidatë të partisë socialiste për zgjedhjet elektorale të 30 qershorit.

PS zbuloi se në Bashkinë e Korçës konfirmon për një mandat të dytë, kryetarin aktual Sotiraq Filo, po ashtu konfirmohet Armando Subashi për bashkinë e Fierit, Dritan Leli në Vlorë, si edhe Majlinda Bufi në Roskovec.

Ndërkaq për bashkinë e Lezhës  PS do të garojë në këtë zgjedhje Pjerin Ndreun, ndërsa në Elbasan në vend të Qazim Sejdinit i cili e ka drejtuar këtë qytet për 3 mandate, socialistët  duket se kanë vendosur t’i besojnë Bashkinë prefektiti aktual Gledian Llatja.

“Djali elbasanlli” ndërsa vlerësoi punën e bërë deri tani nga Bashkia në Elbasan, prefekti aktual i këtij qyteti u shpreh se pas këtij kongresi so të nisin takimet derë më derë me qytetarët me qëllim fitoren e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Po kush është Gledian Llatja, i riu i cili do të zëvendësojë Qazim Sejdinin pas 12 vitesh në Bashkinë e Elbasanit:

Gledian Llatja, ka lindur në qytetin e Elbasanit në 31.03.1981. Ai ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme Dhaskal Todri, po në Elbasan, në vitin 1999.

Në vitin 2003 diplomohet për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2004 merr titullin Avokat.

Në vitin 2009 diplomohet në Master për Administrim Publik në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, me programin e Universitetit të Nebraskës, Sh.B.A. Po këtë vit diplomohet në degën Financë pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit.

Nga viti 2015 është doktorant pranë Institutit të Studimeve Evropiane.

Karrierën si Jurist e ka filluar në vitin 2003 si ndihmës inspektor (me kohë të pjesshme) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në tetor 2003 deri në vitin 2005 punësohet si jurist pranë Drejtorisë Juridike në Ministrisë e Mbrojtjes.

Nga viti 2005 deri në vitin 2013 punësohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në detyrën e Inspektorit.

Në janar të vitit 2014 punon në pozicion e Përgjegjësit të Sektorit të Kontratave pranë Drejtorisë Juridike në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Nga marsi 2014 deri në shtator të 2017 kryen detyrën e drejtuesit në Drejtorinë Juridike pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Gjatë kësaj kohe, për një periudhë disa mujore, ka mbajtur edhe pozicion e Zëvendës Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë.

Nga tetori 2017 është emëruar Drejtor Kabineti pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, detyrë që vazhdon ta ushtrojë edhe sot.

Gjatë viteve të karrierës ka ndjekur një sërë trajnimesh, kursesh dhe konferencash, ka dhënë mësim në disa universitete private dhe ka ndjekur programe të ndryshme në organizata jo fitimprurëse në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ E dielë, 24 mars: Temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën...
Previous article TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ “Panenka” e Ramos i jep fitoren Spanjës në eliminatore

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT