• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ Kush është Eriselda Sefa, Kryetarja e parë grua e Bashkisë së Lushnjes
Home
Politikë

PROFIL/ Kush është Eriselda Sefa, Kryetarja e parë grua e Bashkisë së Lushnjes

7 March, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Për të parën herë socialistët kërkuan të vazhdojnë drejtimin e Bashkisë së Lushnjes me një grua dhe ia arritën. Ajo është Eriselda Sefa.

Prej më shumë se 7 muajsh, si e komanduar ajo ka qenë promotorja, e cila ka çuar përpara punët e pushtetit vendor, ndërsa në ndryshim nga kandidatët e tjerë socialistë për kryebashkiakë në vendoret e pjesshme të marsit, përgjegjësia për të ishte e dyfishtë.

Sefa mori votëbesimin jo vetëm të partisë por edhe të strukturave me të cilët bashkëvepron, tanimë prej shumë vitesh, teksa kujtojmë se me ndarjen e emrave të PS për 6 bashkitë e vendit ku do të bëheshin zgjedhjet e pjesshme vendore, e vetmja bashki ku emri i kandidatit u shty, ishte pikërisht Lushnja, ku kishte një balotazh mes Sefës dhe Krenar Haxhiu.

Eriselda Sefa mori detyrën e kryetares së komanduar të Bashkisë së Lushnjës në korrik të vitit të kaluar, ndërsa u emërua kryetare me vendim të këshillit bashkiak të Lushnjës.

Emërimi i Sefës erdhi pas shkarkimit nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda të kryetarit të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi në 7 korrik disa zyrtarë në Lushnjë, mes tyre edhe kryebashkiakun Fatos Tushe.

Eriselda Sefa aderon prej shumë vitesh në Partinë Socialiste si anëtare e saj, kryetarja e FRESH për disa vite, aktualisht anëtare e Asamblesë Kombëtare.

Ajo është bërë pjesë e stafit 16 vite më parë, kur drejtimin e Lushnjës e mori partia e qendrës së majtë, Albert Sanxhaku, asokohe në bashkim forcash me PS-në.

Prej vitesh pedagoge, kryetarja e re e Bashkisë së Lushnjës ka punuar paralelisht në të gjithë nivelet e strukturës së kësaj bashkie.

Kurse “valles” së anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Sefa i hyri në 2015-n.

Bashkë me të ashtuquajturin “shok partie”, Erion Braçen, drejtuesin politik të të majtëve në katër njësitë administrative, Sefa iu bë krah në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, si dhe të 2021-shit. Sipas saj, Braçen e ka krah dhe sot.

E komanduara e 29 anëtarëve të Këshillit Bashkiak, e sheh bujqësinë si bazën ekonomike të këtij qyteti.

Prej vitit 1992, bashkia e Lushnjes, në 15 vite është drejtuar nga Partia Socialiste. Eriselda Sefa synonte të ishte e para grua kryebashkiake e qytetit të “Kongresit”, gjë që ia arriti me sukses.

Bashkia e Lushnjës i ka rrënjët qysh në vitin 1992. Pas rënies së komunizmit, përmes zgjedhjeve të lira demokratike, drejtimin e mori kandidati i së djathtës Kujtim Haxhiu. Ai do ta mbante këtë post për katër vjet, më pas, do t’ia linte vendin Agim Fugës, shokut të tij të partisë. I treti i kësaj bashkie ishte socialisti, Ylli Myftiu, pasuar nga Sanxhaku, Tushe e tashmë Sefa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUMËROHEN 288 KUTI NË DURRËS/ Kryeson Emiriana Sako e PS, si ndahen votat mes kandidatëve të opozitës
Previous article BILANCI I LUFTËS/ Ushtria ukrainase: 11 mijë rusë të vrarë, qindra tanke e avionë të shkatërruar

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT