• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ Historia e panjohur e bashkëshortit nga SHQIPERIA i ambasadores së fuqishme të SHBA, në OKB
Home
Ekskluzive

PROFIL/ Historia e panjohur e bashkëshortit nga SHQIPERIA i ambasadores së fuqishme të SHBA, në OKB

22 December, 2017 F.autor Botë, Breaking News, Ekskluzive, Nderkombetare

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley deklaroi se Uashingtoni po përpiqet që të gjitha vendet ta njohin Prishtinën zyrtare në Kombet e Bashkuara.

Diplomatja e lartë solli edhe faktin që bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare.

Më tej ajo theksoi se shqiptarët e Kosovës u treguan të gatshëm të ndihmonin kur Teksasi u godit nga uragani këtë vit.

“Ne deshëm të merrnim pjesë në këtë aktivitet për disa arsye. Jam këtu me bashkëshortin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria. Kemi shumë gjëra të përbashkëta me kosovarët në komunitetin shqiptar.

Ne po përpiqemi që Kosova të marrë njohjen e të gjithë vendeve në OKB dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa Kosova ta fitojë njohjen.

Arsyeja që e bëjmë këtë, vazhdoi Haley, është se kemi disa vlera të përbashkëta: respektojmë njëri-tjetrin, besojmë tek njëri-tjetri e kemi të njëjtat vlera demokratike.

Por kush është Michael Haley? 
Michael Haley është një oficer amerikan në Gardën Kombëtare të Karolinës së Jugut dhe burri i ambasadores amerikan dhe ish Guvernatores së Karolinës së Jugut Nikki Haley. Për rrjedhojë ai kishte statusin e bashkëshortit të shefes së këtij shteti, ose të “Zotërisë së Parë” të Karolinës së Jugut, nga viti 2011 deri në vitin 2017. Ai u bë i pari që e mbajti këtë pozicion, pasi Karolina e Jugut është qverisur gjithmonë nga një burrë, përpara Niki Haleyt.
Zotëria i parë i Karolinës së Jugut

Fakti që Michael Haley u bë personi i parë që mbajti pozicionin e bashkëshortit të Guvernatores së një shteti si Karolina e Jugut, krijoi jo pak spekulime në fillim, se çfarë realisht e konkretisht do të ishte roli i tij. Ai hyri në 15-tëshen e parë të personave me këtë status në historinë amerikane. Kjo do të thotë se në 51 shtetet e SHBA-ve, gratë ia kishin dalë vetëm 15 herë që të zgjidheshin Guvernatore. Një detyrë kjo ekzekutive mjaft e rëndësishme në SHBA.

Martesa me ambasadoren, Nikki Haley
Çifti Haleys u takuan në vitin 1989 kur ishin studentë në Universitetin Clemson.  Ndërsa Nikki Haley është diplomuar në Clemson, Michael u diplomua nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Charlotte me një diplomë në administrimin e biznesit.  Michael Haley është diplomuar në Shkollën përgatitore të Hilton Head.

Michael dhe Nikki Haley u martuan në vitin 1996 në dy ceremoni, një ceremoni “Sikh” (indiane) dhe një ceremoni në St Andrew’s by-the-Sea. Ajo ishte kisha metodiste në Hilton Head, ku prindërit e Haley, Carole dhe Bill, kanë jetuar që kur janë larguar nga puna në Cleveland, Ohio kur Michael ishte vetëm në klasën e nëntë. Nikki siç mund të kuptohet tashmë, ka origjinën e saj nga India, dhe është femra e dytë indiane që është pjesë e kabinetit qeveritar të Presidentit amerikan Donald Trump.

Prindërit e Michael:

Para tërheqjes në Hilton Head, Bill Haley ishte drejtor i një fabrike të prodhimit të çelikut dhe Carole Haley jepte mësim në shkollë. Haley punoi në Exotica International, dyqani i veshjeve i themeluar nga vjehrra e tij Raj Randhawa, para se të bëhej një teknik ushtarak federal në kohë të plotë me Gardën Kombëtare të Karolinës së Jugut në vitin 2006.
Kjo do të shënonte largimin e tij të parë jashtë shtetit. Ai ka shërbyer si oficer i shërbimit mjekësor dhe si oficer planifikimi në selinë e Gardës së Kolumbisë. Nuk saktësohet se nga cili qytet apo krahinë e Shqipërisë ka emigruar për në SHBA gjyshi i Michael, periudha kohore dhe mbiemri që kanë mbajtur në Shqipëri derisa me kalimin e viteve, mbiemri i tyre fillestar ka marë trajtën e sotme: Haley.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Fituan më shumë se 1 milionë euro”, shkatërrohet grupi kriminal në Greqi. Në krye "bossi" shqiptar
Previous article "Ku do ta bëjmë sonte…" Përgjigja e vajzës tërbon djalin (Foto)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT