• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ Basha i besoi Vlorën në 2017. “Dritëhijet” e Agron Shehaj, nga bizneset tek politika dhe kandidimi për kreun e PD
Home
Uncategorized

PROFIL/ Basha i besoi Vlorën në 2017. “Dritëhijet” e Agron Shehaj, nga bizneset tek politika dhe kandidimi për kreun e PD

24 May, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Uncategorized

Zgjedhjet për kryetarin e partise demokratike do të mbahen me 13 qershor, teksa veç Lulzim Bashës, edhe tre kandidate te tjerë janë pjesë e garës.

Një nga emrat më surprizues është ai i Agron Shehajt, qe njihet si një nga te besuarit e Bashës që prej zgjedhjeve parlamentare të 2017.

Dy ditë më parë, kur njoftoi vendimin e tij, Shehaj shkruante se Partise Demokratike i energji të reja, vizion i ri dhe drejtim i ri.

Por kush është Agron Shehaj?

Agron Shehaj u lind në qytetin e Vlorës. Ai emigroi drejt Italisë bashkë me familjen në vitin 1991. Shkollën e mesme e kreu në Bolzano, Itali, ndërsa studimet e larta për ekonomik i përfundoi në Firenze.

Ne vitin 2005 Shehaj vendos të kthehet në Shqipëri dhe që aty ai i ngjiti me shpejtësi shkallët e suksesit në fushën e biznesit të telemarketingut, duke u pozicionuar si një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në tregun shqiptar.

Instituti i Studimeve historike “Lumo Skëndo”, i themeluar nga Shehaj dhe historiani Uran Butka, është një qendër kërkimore dhe botuese e veprave të Mid’hat Frashërit. Arkiva digjitale Kujto.al është një nismë e Fondacionit për kujtimin e viktimave të komunizmit në Shqipëri. Përmes dëshmish, dokumentesh arkivore dhe intervistash, në këtë arkivë do të gjeni në mënyrë të përditësuar risi rreth fatit të viktimave, burgjeve dhe kampeve të internimit gjatë regjimit gjysmëshekullor.

Në Tiranë ai është sponsor i “Spartakut”, një klub futbolli për fëmijë të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar klasat e futbollit.

Në vitin 2017 filloi angazhimi i tij politik si kryesues i listës së Partisë Demokratike në Vlorë, teksa ne zgjedhjet parlamentare të 2021 Shehaj arriti të merrte mbi 13 mijë vota ne Tiranë, duke u permendur shpeshherë edhe si politikani që shpenzoi më shumë para në rrjetet sociale dhe promovimin e tij.

Momentet e tij të forta në politikë janë të pakta, por ato humane jo, duke permendur ketu gjestin e dhurimit të pages së deputetit për 6 motrat jetime në Kukës.

Intervistat e Shehajt janë më shumë mbi tema sociale, jetën e tij në emigrim,si i ka bërë të ardhurat e tij, bamirësitë dhe pak për politiken.

Kur Gazmend Bardhi u pyet se perse Shehaj nuk do jete pjesë e listës së Vlorës, ai u shpreh se kjo ndodhi per shkak të kerkese së madhe që Agron Shehaj kishte në Tiranë.

Sot, ai i ka shpallur publikisht “luftë” Lulzim Bashës, njeriut që në 2017 e futi në politikë dhe e vuri të parin në listën e Vlorës.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRODHIMI I PILULËS PËR TRAJTIMIN E COVID-19/ Pfizer shpreson të nisë provat në korrik
Previous article SPARTAK NGJELA/ Berisha e Meta janë të pashpresë, “heronjtë e lodhur” e harruan kryengritjen

F.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT