• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Profesionistët” e Shqipërisë/ Si ka mundësi që nuk shohim asnjëherë gra në punët e…
Home
Sociale

“Profesionistët” e Shqipërisë/ Si ka mundësi që nuk shohim asnjëherë gra në punët e…

26 April, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Kameramanët dhe teknikët e transmetimit në televizione janë gjithmonë burra. Shoferët e autobusëve, furgonëve, taksive janë të gjithë burra, në gjithë Shqipërinë. Punëtorët e ndërtimit, minatorët, varrmihësit po ashtu. Dhe nuk mbaron me kaq. Elektriçistët, mekanikët, gomisterët, hidraulikët, të gjithë burra. Operuesit e makinave të rënda si karroatrecët, vinçët a kamionët, gjithashtu të gjithë burra. Zjarrfikësit s’kanë asnjë grua në radhët e tyre, ndërsa forcat speciale vetëm një. Industri të tëra janë të dominuara 100% nga burrat në Shqipëri, por pse?

 Punët e krahut, përmendur më lart, shihen si punë burrash thjesht sepse kërkojnë forcë fizike. Dhe një mit që ndikon shumë në ndarjen gjinore të këtyre profesioneve është nocioni se gratë janë fizikisht më të dobëta se burrat. Mbetet mit, sepse gratë mund të arrijnë të njëjtën forcë trupore nëse trajnohen dhe ngrenë pesha si burrat. Pra, mbetet çështje perceptimi dhe jo shkence.

 Së dyti, kur vjen puna tek zanatet teknike si mekanik, elektriçist apo hidraulikë, burrat shihen si më të informuar, më të zotët. Një grua që merr vesh nga mekanika tingëllon si një njëbrirësh dhe nuk ngjall besim tek klientët. Sërish, ky perceptim i gabuar bën që gratë të përjashtohen nga një klasë e tërë profesionesh.Së treti dhe më e rëndësishmja, një profesion i dominuar nga burrat nuk lë shumë vend për gratë që duan të marrin pjesë. Shumë pak gra do të guxonin të punonin në një fushë ku janë delja e zezë, ku gjykohen dhe/ose ndihen të kërcënuara.

S’mund të neglizhojmë dhe ndikimin e burrave pranë këtyre grave. Nëse vjen puna për të punuar në minierë, e bën burri i shtëpisë dhe jo gruaja. Burrat marrin mbi supe punë të vështira dhe të papëlqyeshme për t’u ruajtur nga paragjykimet dhe për të ruajtur “nderin” e gruas në krah.

Arsyet që përshkruajtëm mund të ngjajnë arkaike, por janë shumë të vërtetë edhe sot, në 2018-n.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndryshimi "drastik" i Arbana Osmanit që nga dalja e parë në ekran! Ja si dukej moderatorja 15 vite më parë (FOTO)
Previous article Radha e spektaklit në Europa League/ Në Londër luhet akti i parë, formacionet zyrtare

k.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT