Në përpjekje për të motivuar mbështetësit dhe përkrahësit e tyre për të marë pjesë në protestën e radhës më 16 mars, liderët e opozitës kanë rikthyer nga arkivat e luftës politike, sloganin e aktruar keq dikur, nga Rajmonda Bulku: Tik-tak, tik- tak, tik- tak…!
Përtej retorikës së luftës verbale politike, fakt është se ajo që ka nisur që të alarmohet nga “tik-tak”-u I kohës, është opozita jashtparlamentare. Vendin e deputetëve të larguar, po e zënë çdo javë deputetët e rinj të opozitës që po vijnë nga radhët e listës së partive politike që dolën vullnetarisht nga sistemi.
Pasi dorëzoi mandatet e deputetëve, PD dhe LSI pas pushtetit legjislativ, rrezikojnë që të mbeten edhe jashtë pushtetit lokal. Ndërkohë që mazhoranca, duke patur me vete përveç të drejtës së vet edhe mbështetjen e plotë ndërkombëtare, vazhdon e qetë axhendën qeverisëse.
PO pse “tik-tak”-u I daljes njëherë e përgjithmonë nga sistemi politik shqiptar, sot bie më fort se kurrë, për opozitën shqiptare? Ju ofrojmë faktet:
PAS 4 DITESH
Përfundon afati I fundit zyrtar për dorëzimin pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) të kandidaturave për anëtar dhe sekretar të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) është data 18 mars 2019. Ndaj: Tik- tak…
PAS 5 JAVESH
Përfundon afati për të gjitha partitë politike shqiptare, që të regjistrohen si subjekte zgjedhore pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), për procesin e ri electoral. Data e fundit, është 21 prilli 2019. Ndaj: Tik- tak, tik-tak…
PAS 6 JAVESH
Përfundon afati për të gjitha partitë që synojnë të paraqiten si koalicione zgjedhore në procesin e zgjedhjeve të përgjithshme lokale. Data e fundit është 1 maj 2019. Ndaj: Tik- tak, tik- tak, tik- tak…
PAS 8 JAVESH
Përfundon afati për dorëzimin në KQZ të listës së kandidatëve për kryetar bashkie dhe listës shumemërore të kandidatëve për këshillat bashkiakë për çdo zonë zgjedhore. Data e fundit është 13 maj 2019. Ndaj: Tik- tak, tik- tak, tik- tak, tik- tak…
Pas kësaj gjithkush është në gjendje të bëjë vetë diferencën, për të kuptuar nëse tik- tak-u këtë radhë po bie për mazhorancën që vazhdon përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve dhe në sondazhet e fundit profesionale del edhe më mirë sesa ishte në 2017, apo për opozitën e cila pas Parlamentit rrezikon të mbetet edhe jashtë pushtetit lokal?
Alpenews.al


