Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, ka rënë në prangat e policisë. Shtetasi i identifikuar si 43 vjeçari, Arian Plaku kërkohej si trafikant dhe prodhues i lëndëve narkotike. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me 1 vit e 5 muaj për këtë vepër penale.
Njoftimi i policisë
Ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët e Sektorit Operacional në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ndalojnë një shtetas të dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore dhe një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit : Arian Plaku 43 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 1 vit e 5 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


