• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROÇESI I PAJTIMIT/ Hapi i parë drejt paqes në Libi?
Home
Nderkombetare

PROÇESI I PAJTIMIT/ Hapi i parë drejt paqes në Libi?

17 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Qëllimi final i qeverisë gjermane është “një Libi sovrane” dhe një “proces pajtimi brenda Libisë”, sikurse theksohet në ftesën për konferencën. Libia është ende larg kësaj. Ka një qeveri të njohur ndërkombëtarisht në Tripoli nën Fajis al-Sarradsch, e cila kontrollon vetëm një pjesë të vogël të Libisë. Nga ana tjetër gjenerali i rebelëve, Chalifa Haftar me milicët e tij e vë gjithnjë e më shumë nën presion qeverinë, kryesisht në lindje dhe në jug të vendit, ku ndodhen shumica e fushave të naftës.

Gjendja ndërlikohet nga ndërhyrja e fuqive të huaja. Turqia mbështet p.sh. qeverinë në Tripoli. Ankaraja ndërkohë ka dërguar edhe ushtarë në Libi. Nga ana tjetër Rusia si dhe Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin Haftarin dhe e ndihmojnë atë ushtarakisht deri diku fare hapur. Edhe BE-ja është e përçarë lidhur më çështjen e Libisë. Franca flitet se mbështet Haftarin, ish-fuqia kolonialiste Italia është e afërt me Sarradsch.

Konflikt in Libyen | Kämpfe (picture-alliance/dpa/A. Salahuddien)Konflikti në Libi – luftime me trupat e gjeneralit Haftar

Pas shumë përgatitjesh në nivelin e nëpunësve, qeveria gjermane tani ka ftuar në kancelari në Berlin përfaqësuesit e nivelit më të lartë: Dy rivalët Sarradsch dhe Haftar, kryetarët e qeverive dhe të shteteve të vendeve më të rëndësishme të përfshira direkt ose indirekt si dhe përfaqësuesit e BE-së, të Unionit Afrikan dhe të Ligës Arabe. Meqënëse ky takim zhvillohet nën mbikqyrjen e OKB-së do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB.së, Antonio Guterres.

Çelësi për të gjithë rajonin

Çfarë mund të arrijë kjo konferencë? Rainer Breul, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, thotë, se në të nuk bëhet fjalë për bisedime paqeje. “Qëllimi është, që aktorët ndërkombëtarë të bien dakord për kushtet, në mënyrë që ta kufizojnë influencën e tyre në terren.” Kancelarja Merkel të martën (14.01) në një mbedhje të grupit parlamentar, sipas pjesëmarrësve në të është shprehur: “Për aq kohë sa atje vazhdimisht hyjnë mallra ushtarake nga jashtë do të vazhdojnë betejat ushtarake dhe vendi nuk mund të gjejë qetësi” e po kaq shumë do të zgjasë edhe gjetja e një zgjidhjeje politike. Kancelarja e konsideron si shenjë të mirë, që presidenti rus Putin dhe ai turk Erdogan, vendet e të cilëve qëndrojnë në anë të ndryshme në konfliktin e Libisë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Por rëndësia e konferencës së Berlinit shkon përtej Libisë. Sipas politikanit kristiandemokrat të ngarkuar me punët e jashtme, Jürgen Hardt, çlirimi i Libisë është „çelësi për stabilizimin e mëtejshëm të Afrikës së Veriut dhe asaj Perëndimore. Nëse ia dalim ta orientojmë Libinë drejt një të ardhmeje paqësore, ky do të ishte një gur themeltar për të gjithë rajonin.”

Jürgen Hardt (picture-alliance/dpa/S. Stein)

Një aspekt i rëndësishëm është që të dy rivalët brenda Libisë Sarradsch dhe Haftar do të vijnë në Berlin dhe nëse ata do të takohen direkt mes tyre atje. Në takimin në Moskë të martën (14.01) me sa duket përballja direkte dështoi me refuzimin e Haftarit.

Ndërkaq gjatë një vizite të enjten në Libi, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas arriti një sukses në përpjekjet për armëpushimin në këtë vend: Gjenerali Haftar tha se so ta ruajë armëpushimin: „Pavarësisht se në fillim të javës nuk e nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit në Moskë, ai do ta respektojë atë”, tha ministri Maas pas bisedimeve në Bengasi me Haftarin.Po ashtu ky i fundit ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në konferencën për Libinë në Berlin./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Rrezik, që vrasjet sekrete të kthehen në normalitet"
Previous article ARRESTIMET PËR DËMTIMET NGA TËRMETI/ Prokuroria e Tiranës kërkon burg për disa prej ish-zyrtarëve (EMRAT)

k.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT