• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PROÇESI I MILIONA EUROVE”/ Dështojnë seancat gjyqësore për çështjen CEZ
Home
Aktualitet
Drejtësi

“PROÇESI I MILIONA EUROVE”/ Dështojnë seancat gjyqësore për çështjen CEZ

13 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Transferimi i prokurorëve, nga një prokurori në tjetrën, teksa zgjidh një mungesë atje ku shkon, hap një tjetër atje ku ishte

I tillë është rasti i komandimit të prokurorit Ylli Pjeternikaj nga Prokuroria e Tiranës në atë të Shkodrës.

Ky komandim ka bërë që seanca e radhës ndaj dy ish-drejtuesve të CEZ në vendin tonë, Josef Heisek dhe Jan Ivan të dështojë pikërisht për mungesë të prokurorit. Por edhe pa këtë mungesë, ky proces duket sikur është braktisur.

Prej tre muajsh për këtë çështje nuk zhvillohet asnjë seancë gjyqësore pasi herë mungon avokati mbrojtës dhe herë prokurori. Dhe kjo zvarritje duket se nuk është thjesht neglizhencë e palëve në proces, pasi ky proces gjyqësor mund të quhet edhe si “procesi i miliona eurove”. Pasi nga njëra anë janë mbi 5 milionë euro, vlera e mashtrimit të dy ish-drejtuesve çekë të CEZ në vendin tonë. Dhe nga ana tjetër është marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ, marrëveshje, e cila midis të tjerash, përcakton përjashtimin nga ndjekja penale të ish-drejtuesve të lartë të CEZ-it në vendin tonë.

Dhe në rast të dënimit nga Gjykata e Tiranës të Jan Ivanit dhe Josef Heisekut, ky vendim mund të përdoret nga të pandehurit si prishje e marrëveshjes. Prishje e cila ndryshe përkthehet në dëmshpërblim disa qindra milionë euro. Ndoshta për këtë arsye, avokatet dhe prokurorët po e zvarrisin me radhë këtë proces duke munguar herë njëri dhe herë tjetri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Një herë Miss, gjithë jetën Miss”/ Zaimina Vasjari do jetë konkurentja e përhershme e vajzave (FOTO)
Previous article Juventus shkon në Moskë për të finalizuar marrëveshjen përpara botërorit

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT