• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROCEDURAT/ Referendumi i Metës kërkon “vulën” e Gjykatës Kushtetuese
Home
Politikë

PROCEDURAT/ Referendumi i Metës kërkon “vulën” e Gjykatës Kushtetuese

22 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Siç kishte paralajmëruar më herët Ilir Meta i është drejtuar popullit shqiptar për një referendum për mbrojtjen e Kushtetutës.

“Unë do të qëndroj si kryegarant i Kushtetutës dhe do iu kundërvihem me gjithë forcat e mia kundërshtarëve. Shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë, Shqipëria do të drejtohet vetëm me Kushtetutë. Kushtetuta është vija e kuqe flakë, Shqipëria nuk do të jetë shpresëhumbur. Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar për të bërë referendum” – tha sot Meta duke ofruar kështu sipas tij jë zgjidhje për situatën ku është futur vendi.

Edhe pse kreu i shtetit nuk bëri të ditur objektin e referendumit të mundshëm, pra pyetjen që ka për zgjedhësit, problemi kryesor mbetet baza ligjore.

Kushtetuta parashikon edhe çështje që nuk mund të shkojnë në referendum, shkruan JavaNews. Ajo thekson se çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, me kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë nuk mund të shtrohen në asnjë referendum.

Por si mund të organizohet një referendum i vlefshëm nëse nuk është pjesë e këtyre kategorizimeve?

Në nenin 150 të saj, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon se një referendum mund të thirret nga firmat e vlefshme të 50 mijë zgjedhësve. Ose, nga 1/5 e Kuvendit. Këtë të fundit Ilir Meta padyshim që nuk e ka në favor të tij për faktin sepse sot numërohen plot 97 vota nga 122 kundër tij në rezolutat e mëprashme. Por edhe sepse çeshtja ha debat nëse duhet marrë në konsideratë 1/5 e 122 deputetëve aktualë apo e 140 mandatev që duhet të kishte në kompozimin e tij Kuvendi normalisht, shkruan JavaNews.al

Për sigurimin e 50 mijë firmave, president që sot përfaqëson dhe ecën krah opozitës joparlamentare, e ka tepër të thjeshtë t’i sigurojë mjafton që të kërkojë mbështetjen e anëtarësisë së PD dhe LSI.

Këto firma edhe pse mund të mblidhen për 24 orë, do të kërkonin verifikimin nga ana e KQZ për origjinalitetin e tyre si dhe ndihmën e Prokurorisë në rast të dyshimeve për falsifikim.Shqyrtimi i 50 mijë firmave padyshim që do të kërkonte një kohë të bollshme.

Gjithësesi kaq nuk mjafton. Për ta zhvilluar një referendum popullor së pari duhet krijimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta thotë në Nenin 152 se:

Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht kushtetutshmërinë e çështjeve të shtruara për referendum sipas nenit 150 paragrafët 1 e 2, nenit 151 paragrafët 2 e 3 edhe sipas nenit 177 paragrafët 4 e 5 brenda 60 ditëve.

Rëndësia e çështjeve të veçanta, të parashikuara në nenin 150 paragrafët 1 e 2 nuk është objekt gjykimi në Gjykatën Kushtetuese.

Data e referendumit caktohet nga Presidenti i Republikës brenda 45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese ose pas kalimit të afatit brenda të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të shprehej. Gjatë vitit referendumet zhvillohen vetëm në një ditë.

Duke bërë një bilanc të shkurtër në vitet e zhvillimit të demokracisë tranzitore, konstatohet se në Shqipëri është zhvilluar një referendum për miratimin e Kushtetutave dhe për përzgjedhjen e formës së qeverisjes, raporton JavaNews.al

Por, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vitit 1998, e cila u miratua nga Kuvendi dhe me pas u “ratifikua” me Referendum Popullor, nuk kemi pasur asnjë rast të zhvillimit të referendumit edhe pse kemi pasur disa nisma nga qytetarët nëpërmjet organizimeve të tyre.

Këto nisma që përgjithësisht kanë pasur të bëjnë me shqetësime mjedisore, shpesh janë penguar pikërisht nga politika, pjesë e së cilës është edhe Presidenti prej 28 vitesh. /Javanews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''KUR TË SPIUNON GRUJA ME STIL''/ Ermali nxjerr zbuluar Rezartën (FOTO)
Previous article NDRYSHON SËRISH "LOOK" PËR SEZONIN E RI/ Ja si pritet të jetë fanela e re (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT