• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROCEDURAT E DËNIMIT ME VDEKJE/ SHBA vendos moratorium mbi ekzekutimet federale
Home
Nderkombetare

PROCEDURAT E DËNIMIT ME VDEKJE/ SHBA vendos moratorium mbi ekzekutimet federale

2 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Departamenti amerikan i Drejtësisë lëshoi një moratorium mbi ekzekutimet federale, pasi rishikoi politikat dhe procedurat e dënimit me vdekje.

Prokurori i përgjithshëm, Merrick Garland, tha se “Departamenti i Drejtësisë duhet të sigurojë që secili në sistemin federal të drejtësisë penale, jo vetëm që i ka të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligjet amerikane, por gjithashtu trajtohet në mënyrë të drejtë dhe njerëzore”.

“Ky detyrim ka fuqi të veçantë në rastet e dënimit kapital”, tha Garland. Në muajt e fundit të administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Byroja e Burgjeve në SHBA ka kryer 13 ekzekutime. Vargu i ekzekutimeve – më i gjati nën një president në 120 vjet – është bërë pasi ish-prokurori i përgjithshëm, William Barr, ka rinisur përdorimin federal të dënimit me vdekje, pas një ndërprerjeje 17-vjeçare. “Janë ngritur shqetësime serioze në lidhje me përdorimin e vazhdueshëm të dënimit me vdekje në të gjithë vendin”, tha Garland në deklaratën ku njoftoi për moratoriumin.
Këto përfshijnë “mënyrën arbitrare të zbatimit të tij, ndikimin e ndryshëm te njerëzit me ngjyrë dhe raste të tjera të rënda”, tha Garland. Ekzekutimet federale janë ndërprerë për shkak të shqetësimeve në lidhje me një koktej me tri ilaçe, që është përdorur për një numër ekzekutimesh.

Një nga ilaçet ka qenë gjithashtu vështirë të sigurohet, pasi ndërmarrjet farmaceutike kanë ndaluar shitjen e tij te Qeveria. Por, Barr ka lejuar një procedurë të re me injeksione vdekjeprurëse, që kanë zëvendësuar kombinimin me tre ilaçe me një ilaç: pentobarbital. Avokatët mbrojtës dhe kritikët e dënimit kapital kanë ngritur shqetësime në lidhje me përdorimin e pentobarbitalit, duke thënë se ai gjithashtu shkakton dhimbje dhe vuajtje. Moratoriumi vlen vetëm për ekzekutimet federale dhe një administratë e ardhshme mund ta anulojë vendimin. Prokurorët federalë ende mund të kërkojnë dënimin me vdekje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI "SHPIRTI"/ Çuçi: Proces vetë-pastrimi nga ata që nuk e meritojnë të jenë në agjencitë ligjzbatuese...
Previous article AKUZAT NDAJ SORECAS/ Gjykata Kushtetuese konfirmon qëndrimin e BE: Spekulime dhe presion, ishte takim...

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT