Kryeministri Edi Rama ka reaguar për problemin e krijuar me mbetjet në qytetin e Durrësit. Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale garanton qytetarët e Durrësit se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë.
“Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!” shkruan Rama.


