• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Problemet serioze me Gjykatën Speciale …”/ Kosova rrezikon marrëdhëniet e mira me PE
Home
Rajon

“Problemet serioze me Gjykatën Speciale …”/ Kosova rrezikon marrëdhëniet e mira me PE

20 January, 2018 g.autor Rajon

Paqartësitë dhe qëndrimet kontradiktore rreth Gjykatës Speciale që po mbretërojnë në Kosovë ditëve të fundit janë bartur edhe në takimin e katërt të radhës të Komisionit të Stabilizim-Asociimit, që është një delegacion ndërparlamentar i Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian.

Kjo temë thuhet të ketë dominuar gjatë tentativave për të nxjerrë një deklaratë të përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian, siç ka ndodhur gjithmonë në të kaluarën në rastet e tilla, shkruan sot Koha Ditore.

Por kësaj radhe pikërisht referimi i nevojës për bashkëpunim me këtë gjykatë nga ana e autoriteteve të Kosovës ka qenë mollë sherri që ka bërë që për herë të parë të mos miratohet një deklaratë e tillë.

Për një gjë të tillë kanë munguar uniteti dhe qartësia brenda delegacionit të Kuvendit të Kosovës, shef i të cilit, në cilësinë e bashkëkryesuesit të Komisionit ndërparlamentar, ka qenë Memli Krasniqi nga PDK-ja.

Deputetët e Parlamentit Evropian nuk kanë dashur që të ketë deklaratë ku nuk do të përmendeshin qartë Gjykata Special dhe nevoja e bashkëpunimit të autoriteteve të Kosovës me të.

Për Parlamentin Evropian kjo gjykatë tashmë është pjesë e ligjeve të Kosovës dhe bashkëpunimi me të është një obligim ligjor i Kosovës, i cili lidhet edhe me sundimin e ligjit dhe me obligimet ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

“Bashkëkryesuesit shprehin keqardhje se nuk ka qenë e mundur të miratohen deklarata e përbashkët dhe rekomandimet për shkak të mungesës së pajtimit për çështjen e Dhomave të specializuara dhe nismave të fundit në Kuvendin e Kosovës në këtë drejtim. Megjithatë është shprehur shpresa se kjo pikë e mospajtimeve të tejkalohet në javët dhe muajt në vijim dhe nuk do të ketë ndikim të mëtejmë në raportet shumë të mira në mes të dy parlamenteve”, thuhet në komunikatën me shkrim të dërguar nga Parlamenti Evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Christian Louboutin prezanton sandalet e reja me taka, për disa ngjyra lëkure
Previous article DITELINDJET E 20 Janarit/ Kush feston sot nga James Denton tek Francesca Buller

g.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT