• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROBLEMET QË SHKAKTON DYLLI I VESHIT/ Metodat natyrale për ta pastruar
Home
Shëndet

PROBLEMET QË SHKAKTON DYLLI I VESHIT/ Metodat natyrale për ta pastruar

10 July, 2025 s.autor Shëndet

Dylli i veshit është një substancë që prodhohet nga vetë trupi për të mbrojtur dhe pastruar veshin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org dylli parandalon infeksionet dhe parandalon hyrjen e pluhurave dhe grimcave të tjera të dëmshme më thellë në kanalin e veshit.

Pasi dylli ka kryer misionin e tij, zakonisht ai përthahet dhe del vetë nga veshi.

Megjithatë, ka njerëz, veshi i të cilëve bllokohet nga dylli i tepërt.

Dylli bllokon dëgjimin dhe shoqërohet me simptoma si:

Dhimbje veshi
Zhurmë në vesh

Infeksion

Kruarje

Aroma të pakëndshme

Rrjedhje sekrecionesh nga veshi.

Pastrimi i veshit nga dylli

Shumë njerëz përdorin ato që rëndom njihen si kunja pambuku, karfica ose objekte të tjera për të hequr dyllin e tepërt.

Këto objekte bëjnë krejt të kundërtën, duke e zhytur dyllin më thellë në kanalin e veshit dhe duke e irrituar atë,

Njerëzit që përdorin kufje janë më të prirur të përballen me bllokim të veshit nga dylli i tepërt.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të mësoni më shumë për 4 kura natyrale për pastrimin e veshit.

Uthulla e mollës me alkool

Disa ekspertë janë të mendimit se shpëlarja e veshit me uthull molle të kombinuar me pak alkool është mënyra më efikase në pastrimin e veshit.

Për aplikimin e kurës ju nevojitet një pikatore, dy lugë gjelle me uthull molle dhe dy lugë alkool etilik, pambuk dhe një peshqir të pastër.

AgroWeb.org ju udhëzon të përzieni alkoolin me uthullën në një tas të vogël dhe më pas merreni me pikatore.

Hidhni disa pika në vesh dhe vendosni pambuk sipër tij për të lejuar shpërbërjen e dyllit në disa minuta.

Më pas hiqeni pambukun dhe mbulojeni veshin me peshqir dhe kthejeni kokën në anën tjetër që të lejoni rrjedhjen e pandërprerë të dyllit të lëngëzuar.

Përsëriteni këtë procedurë me veshin tjetër dhe përsëriteni herë pas here deri sa të ndieni përmirësim.

Vaji i arrës së kokosit

Për këtë procedurë ju nevojitet një lugë gjelle me vaj të arrës së kokosit, një peshqir dhe një pikatore.

Ngroheni vajin në një enë deri sa të bëhet i lëngshëm.

Vaji nuk duhet të jetë i nxehtë.

AgroWeb.org ju udhëzon që të përdorni pikatoren që të hidhni gjysmë luge në njërin vesh dhe gjysmë luge në veshin tjetër.

Hidheni vajin në vesh dhe mbajeni kokën të mbështetur për 10 minuta.

Më pas lëvizeni kokën në anën tjetër që të lehtësoni rrjedhjen e vajit dhe shpërlajeni veshin me ujë të ngrohtë.

Thahuni me peshqir dhe përsëriteni procedurën në veshin tjetër.

Glicerina

Për këtë kurë, ju nevojiten disa pika glicerinë, ujë, pikatore dhe alkol etilik.

Përziejeni glicerinën me një lugë çaji me ujë.

Merreni masën me pikatore dhe hidheni në vesh duke e mbajtur për 5 minuta.

Pasi e keni lënë veshin të kullojë, përsëriteni procedurën në veshin tjetër.

Thahuni me peshqir dhe hidhni nga tre pika nga alkoli etilik në secilin vesh.

Hudhra

E fundit por jo për nga rëndësia, është hudhra.

Për pastrimin e veshit duhet të prodhoni vajin e hudhrës.Ju nevojiten dy ose tre thelpinj hudhre, një ose dy lugë gjelle me vaj të farës së susamit dhe një pikatore.

Qërojini dhe shtypini thelpinjtë e hudhrës dhe shtojini në vajin e ngrohur në një tenxhere.

Lërini të kavërdisen së bashku, deri sa hudhra të nxihet.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe më pas prisni deri sa vaji të ftohet.

Kurrë mos hidhni vaj të nxehtë në vesh sepse mund të vuani nga komplikacione të rënda.

Kur vaji të jetë ftohur, hiqni copat e hudhrës dhe kullojeni.

Më pas merreni me pikatore dhe hidhni disa pika në secilin vesh.

Vaji duhet të qëndrojë në vesh për disa minuta që të kryejë detyrën e tij.

Më pas duhet të lëvizni kokën dhe të lejoni daljen e vajit. /AgroWeb.org/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PRERË ME HAMASIN/ Netanyahu: Nëse s’marrim rezultate brenda dy muajsh, përdorim forcën. Ja ç’duhet të bëjnë…
Previous article LIRIMI NGA BURGU/ Salianji: Jam dënuar për një denoncim që i bëri mirë shoqërisë

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT