• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROBLEMET ME TIROIDEN TEK TË RINJTË/ Ja shenjat e para që jep trupi
Home
Shëndet

PROBLEMET ME TIROIDEN TEK TË RINJTË/ Ja shenjat e para që jep trupi

1 May, 2021 s.autor Shëndet

Problemet me tiroiden nuk vërehen vetëm tek njerëzit në moshë madhore por edhe tek të rinjtë. Në rastin e tyre, simptomat e problemeve me tiroiden, shpesh nënvlerësohen, neglizhohen, madje i atribuohen edhe stresit ose ushqyerjes.

Ekspertët thonë se problemet me tiroiden mund të shfaqen në çdo moshë, por njerëzit ndërgjegjësohen për to në moshën e mesme ose më vonë gjatë jetës. Prandaj, sipas tyre, është shumë e rëndësishme që njeriu të mësojë simptomat paralajmëruese të problemeve me tiroiden që të jetë i përgatitur.

Rënia e Flokut
Rënia e flokut është një nga simptomat e lidhura fort me problemet në funksionin e tiroides. Në varësi të problemit, njeriu edhe në moshë të re mund të përballet me rënien e flokut dhe hollimin e tij.

Konstipacioni
Konstipacioni dhe fryrjet mund të jenë rezultat i një problemi të fshehur me tiroiden, veçanërisht hipotiroidizmin. Ky problem mund të ngadalësojë disa procese në trup, përfshirë këtu jashtëqitjen. Për shenjat dalluese të hipotiroidizmit mund të informoheni këtu.

Luhatjet e Humorit
Luhatjet e humorit, ankthi dhe depresioni mund të shkaktohen nga një sërë problemesh përfshirë këtu ato me tiroiden. Ndryshimet hormonale shkaktojnë shumë drobitje të sistemit mendor dhe nxisin luhatjet e humorit.

Shtimi i Papritur Në Peshë
Ekspertët thonë se shtimi i pashpjeguar dhe i beftë në peshë është një nga simptomat më të përhapura në mesin e njerëzve që vuajnë nga tiroidja, të rinj apo në moshë madhore.

Tharja e Lëkurës
Përtharja e lëkurës është gjithashtu një simptomë e hipotiroidizmit dhe ka tendencën të përkeqësohet nga moti i ftohtë. Sipas të dhënave, 77 përqind e njerëzve që vuajnë nga hipotiroidizmi kanë lëkurë të thatë.

Problemet Me Kujtesën
Nëse vëreni që keni probleme me kujtesën, atëherë mund ta ketë fajin tiroidja. Mungesa e përqendrimit dhe harresa janë efekte anësore të mjegullimit të trurit që shkaktohet gjithashtu nga hipotiroidizmi.

I Ftohti
Nëse keni një tolerancë të ulët ndaj tiroides, atëherë duhet të bëni analizat për të përjashtuar ndonjë problem të mundshëm me tiroiden. Kjo për arsyen se tiroidja njihet edhe si termostati i trupit dhe rregullon temperaturën e tij./AgroWe

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA TRAGJIKE/ Izraeli nis përgatitjet për varrimin e viktimave të festivalit fetar
Previous article VAKSINIMI ANTI-COVID/ Pse shumë vende të botës po përdorin vaksinën ruse Sputnik V

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT