• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROBLEMET ME PRONAT NË JUG/ Lame: Kam parë vëllezër që “ia fusnin” njëri-tjetrit. Për herë të parë do bëjmë…
Home
Sociale

PROBLEMET ME PRONAT NË JUG/ Lame: Kam parë vëllezër që “ia fusnin” njëri-tjetrit. Për herë të parë do bëjmë…

9 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame ka folur për mbivendosjen e pronave në jugun e vendit, duke u shprehur se këtë vit për herë të parë do të ketë pajisje të qytetarëve me tapi të rregullta.

“Procesi në jug është pajisja për herë të parë me tapi të rregullta pronësie për pronat e tyre. Jemi në fazën që po mbledhim informacione nga qytetarët. Askush nuk duhet të dorëzojë dokumente origjinale, por fotokopje. Kemi hapur tre zyra në jug ku të kërkohen të dërgohen fotokopjet dhe jo origjinalet e dokumenteve. Kur të mbarojnë edhe matjet në terren, pas disa muajsh do të kemi një hartë në jug dhe të gjitha këto do të bëhen publike”, sqaroi Lame.

Në gjithë procesin e punës së Kadastrës kam tre aleatë të mëdhenj. Një nga aleatët është kryeministri i cili e ndjek situatën vazhdimisht, aleati tjetër është publiku i interesuar. Ndërsa aleati i tretë i madhe është media sepse çon zërin tim.  Është shumë me vlerë ajo që i themi qytetarëve.

Nuk janë prishur 200 milion, por rreth 120. Shifra i qëndroi 200, por kjo nuk është vetëm për këtë gjë. Ajo që po bëjmë në jug është regjistrim fillestar, pasi nuk është bërë asnjëherë. Pra, pasi janë harxhuar rreth 120 milion dollarë për të bërë regjistrimin.

Regjistrimi fillestar në Shqipëri është bërë me tendera, ne po i bëjmë me forcat tona. Duke qenë se bëheshin me tendera mbeteshin 40-30% e parave.  Rregullimi i hartës bëhet me zona. Shqiptarët me njeri–tjetrin janë në paqe, shteti dhe politika i fut në sherr. Pothuajse janë mbi 2 mijë zona të Kadastrave ku rreth 80 % e tyre duhen ribërë. Kjo merr me vite të tëra”, tha Lame në Abc News.

Më tej ai theksoi se në vitet 90-92 janë bërë marrëzia nga mosnjohja e proceseve, por më pas filloi strukturimi ku në skenë sipas tij dolën edhe interesat.

“Në Shqipëri kanë vepruar disa faktorë në prona. Rrallë ndodh që në Shqipëri janë vrarë kot për pronat. Një nga gjërat që ne bëmë që në fillim ishte sistemi elektronik. Ripronësimi është një proces që ka ndodhur në të gjithë lindjen. Proces që e filluam dhe ne.

Dy ndryshimet që kishte te ne ishte se procesi kishte shkuar në ekstrem, ndërsa te ne procese të përkohshme ku në të gjithë lidhjen u kthyen për dy apo tre vite.  Ne kemi 30 vjet që po ndajmë tokën e kooperativave. Ky është edhe problemi që ka krijuar lëmshin. Pra me rëndësi është të mbyllen proceset tranzitore. Kanë kaluar 30-vjet dhe ne akoma nuk e kemi ndarë pronën”, deklaroi Lame.

I ndalur te problemet me regjistrimit të pronave ai shtoi se të gjitha qeveritë nuk i kanë shpëtuar këtij problemi.

“U bë një vendim qeveria që quhet 608, por nuk funksionoi. Më pas u bë një VKM që ende funksionon.

Kam parë shumë mungesë morali në këto vite, vëllezër që ia fusin vëllezërve, kushërinj që gënjejnë pa pikë turpi. Fëmijë që përplasen me prindërit”, u shpreh ndër të tjera Lame .

I ndalur te situata e Kadastrës e Vlorës ai u shpreh se ka ende probleme të cilat nuk kanë marrë zgjidhje dhe se po punohet në këtë drejtim.

“Ka një mori problemesh të trashëguara shumë dhe ende nuk është orientuar plotësisht. Nuk kishte sistem dhe harta. Ndryshimi midis Vlorës dhe Shkodrës, është se në veri nuk kanë hyrë të njëri-tjetri se i ndajnë gjërat me pushkë, ndërsa në jug kur kanë bërë mbivendosje e kanë bërë edhe me njëri-tjetrin dhe nuk ka prodhuar harta sepse do të dilnin përplasjet”, përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Barcelona kërkon të transferojë futbollistin e Real Madridit
Previous article MERO BAZE/ Përse Basha duhet të ulet në tryezë me opozitën parlamentare?

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT