Banorët e Thethit ankohen se edhe këtë dimër po e kalojnë të izoluar, pasi reshjet e dëborës kanë bllokuar të gjitha akset kryesore.
Edhe pse një ndër pikat më të bukura të turizmit malor në vend, Thethi edhe këtë dimër po e kalon i izoluar si pasojë e reshjeve të deborës që kanë bllokuar rrugët.
Aksi nga Qafa e Thores deri në Thethë dhe rruga tjetër nga Mali i Shoshit janë tejet të amortizuara, duke e bërë vështirësisht të aksesueshme edhe gjatë verës këtë zonë.
Për banorët, kjo është një situatë e papranueshme.
Një ndërhyrje në këtë rrugë, do të ndikonte ndjeshëm në shifrat për turizmin.
Po ashtu, kjo do të rriste interesin e të huajve të cilët aktualisht duhet të bëjnë gjashtë orë rrugë nga Shkodra për të mbërritur aty.