• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROBLEMET E BORXHIT/ Italia tenton të shmangë krizën me BE-në
Home
Nderkombetare

PROBLEMET E BORXHIT/ Italia tenton të shmangë krizën me BE-në

10 June, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria italiane synon me çdo kusht të shmangë sanksionet financiare nga Bashkimi Europian. Ato mund të vendosen nëse vijon shkelja e rregullave të borxhit nga plani i zv./kryeministrit Matteo Salvini për të ulur taksat. Nëse Italia penalizohet, pasojat do të vihen re në tregjet financiare. Kryeministri italian, Giuseppe Conte, thotë se përparësi e qeverisë së tij do të jetë shmangia e sanksioneve europiane. Deklaratat e tij u bënë të hënën gjatë një interviste për të përditshmen “Corriere della Sera”, nëpërmjet të cilës i dërgoi dhe një mesazh të fortë partnerit më të rëndësishëm të koalicionit qeverisës, zv./kryeministrit dhe udhëheqësit të partisë Lidhja, Matteo Salvini.

“Ne rrezikojmë të gjithë të largohemi nga qeverisja, unë i pari,” tha kryeministri, duke theksuar se “shtimi i borxhit duhet të shmanget me çdo kusht.” Nëse Italia vijon të shtojë borxhin publik atëherë agjencitë e kreditimit do të ulin vlerësimin për aftësinë e pagesave të Italisë dhe kjo do të tronditë tregjet financiare. “Unë nuk mund dhe nuk dua të marr përsipër një përgjegjësi të tillë,” tha Conte.

Kryeministri i bëri thirrje Salvinit por edhe zv./kryeministrit tjetër, Luigi Di Maio, që të lejojnë ministrin e Ekonomisë Giovanni Tria të ndërmjetësojë me Brukselin. Deri tani, zv./kryeministri Salvini synon të thyejë rregullat e BE-së për borxhin publik dhe limitet e deficitit duke përparuar planin e tij për uljen e taksave. Ai fitoi thellë në zgjedhjet europiane muajin e kaluar si dhe shënoi arritje të tjera gjatë zgjedhjeve vendor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DORËHEQJES SË MAY-T/ Njihuni me kandidatët për kreun e qeverisë britanike
Previous article PRECEDENTI/ Kushtetuesja në 2017: Kompetencën për shtyrjen e zgjedhjeve e ka Kolegji Zgjedhor

k.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT