• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROBLEME ME ZEMRËN/ Fredi Beleri prej 2 ditësh në spitalin e burgut! Në kërkim të betimit si kryebashkiak i Himarës…
Home
Breaking News

PROBLEME ME ZEMRËN/ Fredi Beleri prej 2 ditësh në spitalin e burgut! Në kërkim të betimit si kryebashkiak i Himarës…

29 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg që prej datës 12 maj pasi akuzohet se ishte duke blerë vota, 2 ditë para zgjedhjeve, ndodhet me prej 2 ditësh në spitalin e burgut sre ka shfaqur probleme me zemrën. Ndërkohë që ai vazhdon betejën për të fituar lirinë. Ai është shpallur fitues i zgjedhjeve nga KQZ si kryebashkiak i Himarës, pasi u kandidua nga koalicioni Berisha-Meta, por fakti që ai ndodhet në burg dhe pamundësia për të bërë betimin mund të jetë një arsye që ai ta humbë përfundimisht mandatin.

Dhe i vetëdijshëm për këtë rrezik Beleri ka angazhuar avokatët e tij mbrojtës që të bëjnë ccdo përpjekje të mundshme për të fituar lirinë. Pas ankimit që ai i bëri vendimit të Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, që e la në burg me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim, duke kërkuar pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet, Fredi Beleri ka dërguar disa kërkesa të tjera për ndryshim mase sigurie

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, ka mësuar se një tjetër kërkesë për shpallje të pavlefshme të ‘arrestimit në flagrancë’ është dërguar në apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, pra kundër vendimit të shkallës së parë të Gjykatës së Vlorës e cila e konsideroi të ligjshëm arrestin. Një tjetër ankim është në apelin e GJKKO për ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’ dhe lirimin e tij me një masë tjetër më të butë.

Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë në historinë e zgjedhjeve vendore në vendin tonë që zgjidhet teksa ndodhet i mbyllur në qeli. Por fati i tij tani që u zgjodh, edhe pse vetëm me 19 vota, është shumë i paqartë. Si do të procedohet për të dhe a do të arrijë të ulet në ‘fronin’ e kryebashkiakut të Himarës? Sipas ligjit shqiptar për qeverisjen vendore procedura që pritet të ndiqet për marrjen e mandatit është e tillë: Brenda 20 ditëve nga shpallja e rezultatit mandati verifikohet nga Gjykata (Dhoma Civile). Beleri nuk ka një vendim dënimi të formës së prerë kështu që me shumë mundësi Gjykata e shpall të vlefshëm mandatin e tij. Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak bëhet betimi dhe më pas mund të konsiderohet kryetar bashkie. Por nëse është Beleri në burg si do të mund të bëhet betimi? Në këtë ngërç është dhe mundësia tjetër që 3 muaj mos paraqitje për betim (Të ushtrojë detyrën) Këshilli Bashkiak të mund të kërkojë shkarkimin e tij, në bazë të pikëc C të nenit 62 të ligjit.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFEU HISTORINË E VDEKJES SË BABAIT/ Almeda reagon pas mesazheve që mori
Previous article SITUATA NË VERI TË KOSOVËS/ KFOR thirrje për vetëpërmbajtje: Të gatshëm të ndërmarrim...

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT