I dënuari me burgim të përjetshëm Dritan Dajti ditën e djeshme ka përfunduar në spital, ku ka hequr një gur në veshka.
Ndërhyrja është bërë në repartin e urologjisë dje ndërsa sot ai ka lënë ambientet e spitalit.
Dritan Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.


