Platformat të Microsoft-it janë goditur nga probleme teknike dhe po bllokojnë sistemet financiare dhe të transportit në mbarë botën.
Bankat, mediat dhe linjat ajrore po përjetojnë ndërprerje të mëdha në infrastrukturat e tyre teknologjike. Fluturimet u bllokuan në aeroportin e Sidneit, ato të United Airlines u pezulluan, ndërsa Bursa e Londrës përjetoi ndërprerje në platformën e saj të tregtimit.
Nga sa kuptojmë, nuk është një sulm kibernetik, por një problem me platformat e Microsoft-it, i cili në fakt ka ndërmarrë “veprime për të rregulluar problemin”, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Për momentin nuk janë zbuluar ende shkaqet e problemeve, por gjigandi Redmond po heton për të kuptuar origjinën e tyre.
Origjina e ndërprerjeve: Cilat vende janë prekur deri më tani
Ndërprerjet filluan rreth orës 1 të mëngjesit me orën shqiptare. Kompania thotë se po heton problemet me shërbimet ‘cloud’ në Shtetet e Bashkuara dhe një problem që ndikon në shumë nga aplikacionet dhe shërbimet e saj.
Nga Microsoft Azure, platforma ‘cloud computing’ për menaxhimin e aplikacioneve dhe shërbimeve, ata konfirmuan në rrjetet sociale se kishte probleme dhe se po hetonin dhe po punonin për t’i zgjidhur ato.
Ky ndërprerje e softuerit të lidhur me sistemet e Microsoft ka shkaktuar, në rastin e Spanjës, Gjermanisë dhe Australisë, ndryshime në sistemet e aeroportit, të cilat kanë paralajmëruar për mundësinë e vonesave. Aeroporti i Hong Kongut gjithashtu njofton se disa linja ajrore janë prekur nga ndërprerja e Microsoft.
Ndërprerje në SHBA, Gjermani, Holandë dhe Spanjë
Për shkak të problemeve në shërbimet ‘cloud’ në rajonin qendror të Shteteve të Bashkuara, mbrëmë linja ajrore amerikane me kosto të ulët Frontier Airlines njoftoi anulimin e disa fluturimeve dhe pezullimin e përkohshëm të operacioneve për shkak të rezervimit, problemeve me ‘check-in’, aksesit në kartën e imbarkimit. Mirëpo, para nja dy orësh linja ajrore njoftoi në rrjetin social X se sistemet e saj po normalizoheshin gradualisht dhe se ishin në proces rifillimi të fluturimeve.
Aeroporti i Berlinit i bashkohet listës së aeroporteve që raportojnë vonesa për shkak të “dështimit teknik” në sistemet e tyre IT. Aeroporti i kryeqytetit gjerman njoftoi në ‘X’ se po përjeton vonesa në check-in. Nga Spanja, raporton BBC, raportohet për probleme në të gjitha aeroportet e vendit. “Ne po punojmë për t’i zgjidhur ato sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, operacionet vazhdojnë me sisteme manuale”, thotë operatori spanjoll i aeroportit./ La Repubblica