• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROBLEME ME LIGJIN AMERIKAN?/ DY RASTET e shqiptarëve që morën përgjigje pas…
Home
Sociale

PROBLEME ME LIGJIN AMERIKAN?/ DY RASTET e shqiptarëve që morën përgjigje pas…

31 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Për çështje të emigracionit, avokati amerikan Kieran Both u ka dhënë përgjigje, disa pyetjeve të lexuesve:

Kushëriri im hyri në Amerikë ilegalisht dhe u arrestua. Gjyqtari i emigracionit në Teksas e la të lirë, pasi unë pagova  për të një “bond” dhe ai erdhi në NYC të jetonte me ne. Im kushëri tashmë ka status legal. A do  të më kthehen mua paratë që  pagova për të?

PËRGJIGJIA

Eshtë gjë e mrekullueshme  që kushëriri yt fitoi statusin ligjor. Procedurat e deportimit do të ishin shumë traumatike për të  dhe gjithë familjen. Meqënëse  ju  bëtë pagesën  ( bond) ju gëzoni të drejtën t’u kthehen paratë tuaja. Bond,  në kuptimin ligjor është  një marrëveshje formale me shkrim me të cilën një individ merr përsipër të kryejë një veprim të caktuar( ne rastin tonë paraqitja në gjyq e kusheririt në datën e caktuar). Dështimi për të kryer obligimin e detyron personin të paguajë një shumë parash ose t’i konfiskohen paratë  e vëna si depozitë. Kur një individ ka marrë statusin ligjor, ai ka përmbushur kushtet  për bond. Me anulimin e tij, Emigracioni dhe Dogana (ICE) dërgon Formularin I-391,( Immigration Bond Canceled),në Departamentit e Sigurisë Kombëtare (DHS) në Vermont dhe në  adresën e personit që ka  bërë pagesëne bondit. Për këtë arsye, nëse ky person ndërron vend duhet të informojë ICE për adresën e re nëpërmjet formularit Formulari I-333, ( Obligor Change of Address)  Përndryshe, ICE do e dërgojë në adresën e vjetër. Ai duhet të kontaktojë patjetër me zyrën  e ICE për të filluar këtë proces, në vend që të presë që zyra e ICE të dërgojë formularin ICE Form I-391. Në Nju Jork, kjo zyrë ndodhet në  adresën

 

Unë ndihmova një mikun tim për të paguar emigracionin $15.000 (bond). Kjo qe një shumë e madhe për mua dhe unë dua të më kthehen paratë përsëri. Mirëpo zbulova që djali i mikut tim, nuk ishte paraqitur fare në gjykatën e emigracionit, por qe “zhdukur”. Si do më kthehen paratë mua që i bëra  atij  një nder aq të madh? Sa ka të bëjë fakti që ai mund të jetë larguar nga Amerika?

PËRGJIGJIA

Nëse personi i lidhur në bond, nuk paraqitet fare në gjykatën e emigracionit për seancën e dëgjimit të caktuar nga ICE, pra “arratiset”, ai thyen kushtet e kontratës, bond-it. Kur ndodh kjo, atëhere ICE i dërgon individit që ka bërë pagesën  një formular Form I-340 ( Notice to Obligor to Deliver Alien, via certified mail, return receipt requested)  Ka rëndësi që ky proces të ndiqet me rigorozitet nga individi, në mënyrë që  te sigurojë kthimin e parave të tij. Ky njoftim kërkon që personi të  sigurojë që personi i lidhur në bond të paraqitet ne zyrën e ICE ne diten dhe orën e caktuar, zakonisht disa jave pas marrjes së këtij njoftimi. Nëse personi që ka paguar paratë nuk e sjell te huajin në kohën e përcaktuar, ICE dërgon form I- 323  për thyerjen e bondit, apo shkeljen e kontratës. Në këtë rast,paratë nuk kthehen.

 

Çfarë ndodh nëse individi i lidhur në bond kthehet në vendin e tij pa u kompletuar procesi i deportimit?

Nëse paguesi i bondit pas marrjes së Formularit I-323,  (Njoftimin per thyerjen  e marrëveshjes) mëson që individi i lidhur  në bond, është vetë-deportuar, apo ka  deportuar vullnetarisht,  ka shumë mundësi të marrë rimbursimin. Ai kërkon shfuqizimin e bondit të shkelur, rivendosjen e obligimit dhe pastaj anulimin e lidhjes. Ai do të kërkojë prova që individi i lidhur në bond është larguar, siç janë konfirmimi i udhëtimit dhe pasaporta e vulosur. Individi i lidhur me bond duhet gjithashtu të paraqitet në Ambasadën e SHBA-ve ose konsullatën amerikane në vendin e tij / saj dhe të kërkojë një formular ICE-210, Nisja Vullnetare dhe Verifikimi i Nisjes, që do të dërgohet në dokumentet e Shtabit të DHS / ICE. Një kopje e dokumentave duhet t’i dërgohet përsonit që ka paguar bond-in.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Sa zgjati zotimi i Hashim Thaçit te Haradinaj për kufijtë
Previous article BRESHËRI PLUMBASH DREJT BANESËS SË LALËS/ HETIMET: Autori iku me makinë nga vendi. Para disa ditësh...

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT