• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRESHËRI PLUMBASH DREJT BANESËS SË LALËS/ HETIMET: Autori iku me makinë nga vendi. Para disa ditësh…
Home
Aktualitet
Media

BRESHËRI PLUMBASH DREJT BANESËS SË LALËS/ HETIMET: Autori iku me makinë nga vendi. Para disa ditësh…

31 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Media

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Domje të Tiranës, aty ku prej vitesh jeton familja e gazetares së kronikës së zezë, Klodiana Lala. Banesa e prindërve të saj, ka përjetuar momente terrori, pasi rreth orës 03:00 të mesnatës persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi, banesën e familjes së gazetares Lala.

Teksa e kanë parë veten përballë plumbave të automatikut, familjarët kanë njoftuar Klodiana Lalën, duke i pohuar se çfarë kishte ndodhur. Gjëja e parë që ka bërë familja pasi banesa është qëlluar me armë është shpërngulja e pjesëtarëve të familjes për tek xhaxhai, dhe më pas njoftimi i policisë.

Efektivë të komisariatit nr.5 në Tiranë, kanë shkuar me shpejtësi të madhe në vendgjarje, ndërkohë interes të veçantë ka treguar dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa dhe Prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj. Kjo e fundit ka angazhuar një prokuror ku së bashku me disa nga oficerët e policisë po koordinojnë veprimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

SITUATA PAS SULMIT
Sulmi me automatik mbi banesën e gazetares Lala, ka sjellë një situatë jo të këndshme dhe ankthi mes familjarëve. Gjatë ditës së djeshme, më të shqetësuar kanë qënë prindërit e gazetares, bashkëshorti dhe vllai i saj, të cilët e kanë përjetuar shumë këtë sulm me armë. E qetë nuk ka qënë dhe Klodiana Lala, e cila është tronditur edhe për shkak se në banesë kanë qënë dy vajzat e saj të mitura.

HETIMET E POLICISË SË SHTETIT
Policia dhe prokuroria e Tiranës janë mobilizuar maksimalisht për të identifikuan autorin e këtij krimi të rëndë.Përgjatë gjithë ditës së djeshme, policia e Tiranës ka marë dëshminë e të gjithë pjesëtarëve të familjes, përfshirë dhe Klodiana Lala. Ndërkohë një grup oficerësh kanë kryer një sërë veprimesh hetimore në banesën e prindërve të Klodiana Lalës, ku janë fiksuar një sërë provash materiale. Hetimet janë përqëndruar në pistën se krimi ka ndodhur për shkak të detyrës së gazetares, dhe për këtë po shikohen disa persona që mund të kenë lidhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROBLEME ME LIGJIN AMERIKAN?/ DY RASTET e shqiptarëve që morën përgjigje pas...
Previous article STUDIMI/ Truri ka një orë që etiketon kohën e eksperiencave

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT