• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROBLEME ME GRUAN/ 42-vjeçari u gjet i pajetë 1 muaj pas zhdukjes, familja mohon vetëvrasjen: Dyshojmë se…
Home
Aktualitet
Kronikë

PROBLEME ME GRUAN/ 42-vjeçari u gjet i pajetë 1 muaj pas zhdukjes, familja mohon vetëvrasjen: Dyshojmë se…

5 May, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Plot mister shoqërohet vdekja e 42-vjeçarit që gjet i pajetë sot në një godinë të braktisur në Fier. Trupi i pajetë i Julian Priftit u konstatua në lagjen 16 Prilli, ndërkohë që policia dyshon se ai mund të jetë vetëvrarë, duke u mbytur.

Përmes një reagimi, familjarët e të ndjerit kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke shtuar se ai mund të jetë vrarë. Prifti rezultonte i zhdukur prej gati 1 muaj.

Sipas nipit të viktimës, Juliani nuk kishte probleme financiare dhe borxhe, pasi kishte një punë që nxirrte të ardhura.

Mes të tjerash familja e 42-vjeçarit ngre gishtin e akuzës drejt familjarëve të bashkëshortes së Julianit se mund të kenë lidhje me ngjarjen.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri

REAGIMI
Përtej momenteve të vështira qe po kalojmë si familje nga humbja e befasishme e njeriut tone te dashur Julian Prifti, një punëtori që çdo mëngjes shkonte ne pune per te mbajtur fëmijët e vete, një babai ne moshe fare te re vetëm 42 vjeç dhimbja dhe revolta jone shtohet nga “gazetarët” qe ne garën për klikime shpifin pa fakte duke dëmtuar kujtimin për njeriun tone te dashur, Juli ishte një punëtor në një sipërmarrje private me rroge mbi mesataren e vendit dhe nuk kishte probleme të natyrës ekonomike, vetem kete muaj ai do te merrte 10 milionë Leke si pasoje e nje trashegimie nga babai qe humbi jetën vitin e kaluar nga COVID, ne si familje përjashtojmë plotësisht mundësinë që Juli te kishte probleme ekonomike qe mund t’a çonin drejt vetëvrasjes, ne bisedat tona me ate perpara se te ndalnin shenjat e jetes jo vetem nuk kemi pare shenjat edhe me vogla te depresionit por e kujtojmë si nje person qe kishte plane per te ardhmen ku kishte qellim te niste nje pune te re jashte vendit pa gruan. Juli kishte vetem nje llogari te pa paguar prej 60 mije lekesh te reja ne nje kompani makinash me qira qe nuk mund te jete kurrsesi motiv per vetëvrasje teksa kjo shume eshte me e vogel se sa rroga mujore.

Ne si familje e Julit kemi arsye te dyshojmë per probleme me bashkëshorten, zënka mbi motive te faktuara qe i kemi shprehur ne polici dhe largim te familjareve te saj (vëllait) nga Shqipëria menjëherë pasi deklaruam ne polici humbjen e shenjave te jetës. Dyshimet tona mbi nje ngjarje te mundshme kriminale i kemi shprehur te Policia e Shtetit dhe jemi duke pritur qe shqetësimet tona te deklaruara prej kohesh te merren ne konsiderate, por kemi marre mbrapa vetem teori te pa faktuara me prova te cilat rezultuan ne mënyrën me te keqe te gabuara. Shpresojme qe mediat te ndalin ne garen per klikime te perhapin informacione te pa faktuara dhe pa burime por te nxisin autoritetet per te bere punen e tyre.

Juxhin Çela, nipi i Julian Priftit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI I RI/ Debati i plotë në grupin e PD. Si janë pozicionuar deputetët në 3 kampe
Previous article LUFTA/ Zyrtari britanik: Putin ka probleme, shpenzimet janë shumë më të mëdha nga sa mendoi

F.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT