• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROBLEME ME ACIDITETIN NË STOMAK GJATË AGJËRIMIT/ Ja si ta mbani nën kontroll dhe pa pasur shqetësime
Home
Shëndet

PROBLEME ME ACIDITETIN NË STOMAK GJATË AGJËRIMIT/ Ja si ta mbani nën kontroll dhe pa pasur shqetësime

7 March, 2026 s.autor Shëndet

Agjërimi besohet të ndihmojë organizmin të vetë-pastrohet nga toksinat. Këto të fundit, janë përgjegjëse për shumë probleme shëndetësore me të cilat përballemi çdo ditë.

Agjërimi nuk është vetëm i nxitur nga feja dhe sot po këshillohet si mënyrë trajtimi për shumë probleme shëndetësore si artriti apo fertiliteti.

Duke lënë fenë mënjanë, nëse secili prej jush dëshiron të zbatojë kufizime në ushqyerje, duhet pikë së pari të konsultohet me një mjek.

Shqetësimi i parë që del në pah gjatë zbatimit të një regjimi të tillë është dhimbja e stomakut që mund të zgjasë për 3 deri në 4 ditë.

Kjo dhimbje ndodh për shkak të aciditetit në stomak që mbetet në nivele të larta për shkak të mungesës së gjatë të ushqimit ccdo ditë.

Për këtë arsye, ekspertët thonë se dy janë këshillat më të përshtatshme për njerëzit që agjërojnë dhe kanë probleme me stomakun dhe aciditetin e lartë.

Uji

Pini ujë të vakët ose të ngrohtë në të dyja vaktet e lejuara. Sipas ekspertëve, uji i vakët ose i ngrohtë do të qetësojë stomakun më shumë se uji i ftohtë.

Ky i fundit ka efekt acarues dhe nxit kontraktime të muskujve apo edhe dhimbje të forta. Uji duhet pirë në sasi të vogla dhe jo me gllënka të mëdha.

Nëse pini shumë ujë, stomaku do të perceptojë bollëk ushqimor dhe do të prodhojë më shumë aciditet për të tretur ushqimin e munguar.

Gjumi

Nëse keni probleme me stomakun dhe vuani nga urthi apo edhe aciditeti i lartë përpiquni të flini me kokën të ngritur lehtë.

Nëse ju flini me trupin drejt, acidet në stomak do ta kenë më të lehtë të ngjiten lart drejt ezofagut dhe e gjithë kjo parehati do ju lërë pa gjumë.

Kur trupi të mësohet me ritmin e agjërimit, stomaku do të sekretojë më pak aciditet dhe trupi do të jetë më i pastër nga bakteret dhe toksinat e dëmshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEROHET HARTA E PËRPLASJEVE NË LINDJEN E MESME/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz
Previous article AKSIDENTI NË ITALI KU HUMBI JETËN FLORI TOPALLI/ Ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT