• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROBIOTIKËT/ Ku t’i gjeni nëse nuk konsumoni dot bulmet
Home
Shëndet

PROBIOTIKËT/ Ku t’i gjeni nëse nuk konsumoni dot bulmet

1 August, 2021 s.autor Shëndet

Intoleranca ndaj laktozës ndodh si pasojë e paaftësisë së stomakut për të tretur sheqernat e qumështit dhe të produkteve të tjera të bulmetit. Kësisoj, ushqimi me përmbajtje laktoze kalon në zorrën e trashë dhe shkakton gazra, fryrje dhe diare. Laktoza gjendet edhe tek ëmbëlsirat industriale, drithërat, salcat e marinimit të sallatës, majoneza, pudingu dhe ëmbëlsuesit natyralë.

Intoleranca ndaj laktozës mund të jetë edhe një problem genetik ose një pasojë e një lëndimi apo plakjes. Simptomat e saj mund të shfaqen nga 30 minuta deri në 20 minuta pas ngrënies së një ushqimi me përmbajtje laktoze. Produktet e bulmetit nga ana tjetër janë të pasura me probiotikë të rëndësishëm për shëndetin e stomakut. Për këtë arsye, njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës duhet të marrin produkte të tjera të pasura me probiotikë.

Lakra Turshi
Ky është një lajm i mirë për shqiptarët. Lakra e fermentuar dhe llojet e tjera të turshive,jo vetëm që janë jashtëzakonisht të pasura me vitamina A, B, C dhe E, por janë të mbushura me mikro organizma të shëndetshme.

Çokollata e Zezë
Mund të tingëllojë e çuditshme, por çokollata e zezë e një cilësie të lartë përmban probiotikë. Këshilla e vetme që mund të kini parasysh është që ta konsumoni përpara ushqimit dhe jo si ëmbëlsirë. Ushqimet e pasura me probiotikë duhen konsumuar përpara çdo vakti.

Bananet dhe Domatet
Edhe pse as bananet as domatet në të vërtetë nuk përmbajnë probiotikë, ato shkaktojnë shumëfishimin dhe lulëzimin e baktereve ekzistuese në sistemin tretës. Bananet dhe domatet përmirësojnë gjithashtu shëndetin e zorrëve.

Buka Integrale
Nëse dëshironi të ruani ekuilibrin e florës intestinale, është e nevojshme të kufizoni dozën e ushqimeve që shkatërrojnë bakteret e shëndetshme. Buka e bardhë është një prej këtyre ushqimeve. Mos hezitoni të zgjidhni bukën integrale që përmban proteina dhe përbërës ushqimorë shtesë.

Probiotikët mund të konsiderohen pa drojë miqtë më të mirë të organizmit dhe mburoja më e mirë e sistemit imunitar. Nëse duam të ndihmojmë probiotikët në betejat e tyre të brendshme, atëherë duhet të konsumojmë ushqime që janë të pasura me këto baktere dhe ndihmojnë në shumëfishimin e tyre./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIATDHESIMI/ Konsulli i Shqipërisë në Liban: Eva Dumani për momentin nuk do të rikthehet...
Previous article COVID-19/ Turizmi në Itali preket nga “Delta”

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT