• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Privatizimi i poligonit të qitjeve ushtarake që groposi biznesmenin e madh dhe pushtetarët në Kavajë e Rrogozhinë
Home
Breaking News

Privatizimi i poligonit të qitjeve ushtarake që groposi biznesmenin e madh dhe pushtetarët në Kavajë e Rrogozhinë

21 February, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Skandali me pronat në Spille dhe privatizimi i poligonit të qitjeve ushtarake, kanë shpallur në kërkim biznesmenin Idlir Karkini i cili njihet edhe si Ilir Karkini. Karkini nuk është një emër i panjohur në Shqipëri. Ai radhitet në listën e bizesmenëve më në zë, por edhe si miku i politikanëve.  Ai administron kompanitë “Idea-Tel” dhe “Alb Communication Consult” ndërkohë që është ka fituar disa vite më parë dhe tenderin për menaxhimin e shërbimit të mirëmbajtjes për Radarët Detarë të Ushtrisë dhe për mirëmbajtjen e rrjetit të dixhitalizimit të TVSH, me vlerë 8.8 milionë euro. Karkini sipas tenderit të fituar merr çdo vit 2 milionë euro nga Televizioni Publik.

Prej ditës së djeshme Karkini është shpallur në kërkim, ndërkohë dyshohet se operacioni për arrestimin e biznesmenit të njohur është dekonspiruar. Karkini morri 1.15 mld lekë dhe pronë në Spille, raporton AlpeNews.al

Poligoni ndodhet në fshatin Rreth Greth në afërsi të Spilles. Gjatë komunizmit e deri vonë, ishte i vetmi vend ku shkonin për të bërë qitje stërvitore forcat kundërajrore, artileria tokësore dhe bregdetare të ushtrisë shqiptare. Ka qenë zonë e ndaluar për qytetarët. Ka pyll me pisha shumëvjeçare dhe burime nëntokësore uji dhe rëre të pashkelur. Ndër më të virgjërat e të bukurat e bregdetit shqiptar.

Këtu qëndron skandali, prona e privatizuar nga Idlir Karkini është që një pronë ekskluzive dhe që i takonte historikisht Ministrisë së Mbrojtjes për shkak të një veçorie specifike, se vetëm aty bëheshin qitje me armë të rënda, predhat e të cilave binin në det në një zonë me një perimetër të caktuar, ku nuk lejohej kalimi i anijeve dhe peshkarexhave për arsye sigurie, është privatizuar, sipas AlpeNews.al.

Pas tre kërkesave radhazi nga Ministria e Mrojtjes për regjistrimin e kësaj pronësie në hipotekën e Kavajës, nuk është bërë, por ndërkohë atë e ka privatizuar biznesmeni Karkini.

Pas këtij skandali të bërë publik gjatë këtyre 24 orëve, do të hetohen edhe zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes, sepse mendohet që mund të ketë bashkëpunëtorë të përfshirë në këtë skandal.

Përgatiti: AlpeNews.al

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bleona Qereti po paralajmëron diçka të re.. Shfaqet me grushtet gati (FOTO)
Previous article MIJERA DOLLARE/ Kush është TAULANT DUBALI nga Elbasani që mashtronte njerëzit me para false (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT