Një lajm tjetër për miratimin e Gjuhës Shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni vjen sërish sot.
Presidenti i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Xhorxh Ivanov ka deklaruar se ka vendosur të kthejë dhe të mos e dekretojë “Ligjin për Gjuhën Shqipe”, kjo për një arsye të fortë, sipas tij.
“Është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”, ka qenë arsyeja e cila e ka bërë Presidentin aktual Ivanov të kthejë vendimin për ligjin e Gjuhës Shqipe.
Ky i fundit i miratuar me 69 vota pro në Kuvendin e Maqedonisë, pa patur asnjë kundër.
Pritet të ketë zhvillime të rëndësishme lidhur me ligjin kaq shumë të diskutuar në Maqedoni e më gjerë.
Përgatiti: AlpeNews.al


