Do të mbahet paraditen e sotme në orën 10:00 tek “Xibraku”, Asambleja e Partisë Socialiste. Nga burimet paraprake është bërë e ditur se do të ndryshojnë sekretarët e kësaj force politike. Pritet të bëhet analiza e 100 ditëve të qeverisjes.
Tetë pjesëtarët e sekretariatit të PS janë Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Cipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, dhe Taulant Balla.
Axhenda e veprimtarisë
- Raport për realizimet në 100 ditët e para të qeverisjes dhe prezantimi i prioriteteve për vitin 2018.
- Do të jepen të dhëna për “Bashkëqeverisjen me njerëzit”, nga koordinimi Kombëtar për Bashkëqeverisjen Elisa Spiropali.
- Informacion për ecurinë e procesit të zgjedhjeve në strukturat vendore të partisë, nga Sekretari për Organizimin Administrativtë Partisë Bashkim Fino.
- Miratimi i Axhendës Vjetore politike dhe Organizative të PS për vitin 2018 mësohet se do të jetë një nga pikat kryesore të mbajtjes së kësaj Asambleje.
- Ndryshimi në Strukturën e Sekretariatit Ekzekutiv.
Përgatiti: AlpeNews.al


