• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Atentati me 5 plumba/ I plagosuri sapo ishte kthyer nga Greqia, kurse autori kishte dalë nga…
Home
Breaking News

Atentati me 5 plumba/ I plagosuri sapo ishte kthyer nga Greqia, kurse autori kishte dalë nga…

6 January, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 40-vjeçar mbeti i plagosur dje në Tiranë, në një atentat pranë urës së Institutit Bujqësor. Ndaj tij u qëllua 5 herë me armë zjarri dhe 3 prej plumbave e goditën në trup e për pasojë gjendja e tij vijon të jetë kritike në reanimacionin e Spitalit të Traumës.

I plagosuri është Korab Peposhi, i cili prej pak ditësh ishte kthyer si deportiv nga Greqia, për mungesë dokumentacioni. Ndërsa Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, i cili është shtetasi Alfred Rrushi, 39-vjeç, i dënuar edhe dy herë më parë për plagosje.

Madje, sipas Policisë, ai kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu ku kishte vuajtur dënimin për një plagosje të ndodhur në fund të vitit 2015, në Bulevardin Blu në Kamzë. Burime nga grupi hetimor thanë se po hetohet në dy drejtime për të sqaruar motivet e ngjarjes. Pista e parë lidhet me ndonjë konflikt të hershëm, që autori e i dëmtuari mund të kenë pasur me njëri-tjetrin dhe ngjarja mund të jetë ndonjë hakmarrje.

Ndërsa pista tjetër ka të bëjë me ndonjë konflikt të mundshëm për çështje droge. Burimet thanë se po verifikohen si autori, ashtu edhe i dëmtuari, nëse merreshin me shpërndarje lëndësh narkotike. Kjo është për shkak se i plagosuri disa vite më parë ishte arrestuar në Itali për shpërndarje kokaine.

NGJARJA

Rreth orës 14:20, Policia e Tiranës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Rrugën e Shkodrës, që ndodhet urës së Institutit Bujqë- sor. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar një person të gjakosur, të shtrirë në trotuar.

Burimet thanë se i plagosuri, Korab Peposhi, ka qenë duke ecur përgjatë trotuarit, kur është qëlluar 5 herë me armë zjarri në drejtim të tij. Autori duket se ka qenë duke ndjekur lëvizjet e Peposhit nga automjeti dhe në një moment ka shkrepur armën drejt tij, me qëllim për ta vrarë.

Më pas, është larguar me shpejtësi në drejtim të Kamzës. I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe mësohet se ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Nga ana tjetër, oficerët e Policisë në vendngjarje kanë shoqëruar për të marrë në pyetje disa dëshmitarë. Mësohet se brenda pak minutash nga momenti kur ka ndodhur ngjarja, është arritur të identifikohet edhe autori i dyshuar i atentatit.

Sipas Policisë, ai është Alfred Rrushi, 39 vjeç, person me precedentë penal. Në vitin 2009, ai rezulton të ketë kryer një plagosje me thikë, ndërsa në vitin 2015 një plagosje të dyfishtë me armë zjarri në Kamzë.

Nga ana tjetër, i plagosuri, Korab Peposhi, nuk rezulton të ketë precedentë penalë në Shqipëri.

Ai kishte pak kohë që ishte depërtuar nga Greqia për mungesë dokumentacioni. Ndërsa në vitit 2011 rezulton të jetë arrestuar në Itali, bashkë me një shqiptar tjetër, për shpërndarje kokainë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRITET TË MBLIDHET ASAMBLEJA E PS/ Ndryshime në sekretariatin e partisë dhe...
Previous article Arsenal/ Largohet Sanchez, ja kush e zëvëndëson

k.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT