• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRITET TË FESTOJË DITËLINDJEN NË MASAÇUSETS/ Obama zvogëlon listën e të ftuarve për 60-vjetorin
Home
Nderkombetare

PRITET TË FESTOJË DITËLINDJEN NË MASAÇUSETS/ Obama zvogëlon listën e të ftuarve për 60-vjetorin

4 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ish-presidenti amerikan Barack Obama po zvogëlon ndjeshëm festën e tij të ditëlindjes së 60-të, të planifikuar për këtë fundjavë në një pikë turistike në Masaçusets, pasi vendi po përballet me një numër në rritje të infeksioneve të koronavirusit.

Obama, një president me dy mandate që u largua nga detyra në vitin 2017, dhe ish-zonja e parë Michelle Obama kishin ftuar fillimisht 475 njerëz në shtëpinë e tyre të pushimit në Martha’s Vineyard, por tani e kanë kufizuar listën e mysafirëve me vetëm anëtarë të familjes dhe miqtë e tyre të ngushtë.

Ai mbushi 60 vjeç të mërkurën, përpara ngjarjes së planifikuar prej kohësh në shtëpinë me shtatë dhoma gjumi, që çifti bleu për 11.75 milionë dollarë në vitin 2019 nga pronari i ekipit profesionist të basketbollit Celtics të Bostonit.

Lista origjinale e mysafirëve, sipas njoftimeve të medias, pritej të përfshinte ish ndihmës të shumtë të presidentit të 44 -të të vendit, udhëheqës të njohur demokratë, si dhe aktorë të njohur si George Clooney dhe Oprah Winfrey.

Nuk dihet me siguri se kush do të mbetet në listën e mysafirëve.

Festa kishte nxitur ankesa nga republikanët se Obama po injoronte numrin në rritje të rasteve me koronavirus në SHBA, ndërsa Presidenti Joe Biden kritikoi guvernatorët republikanë për mos pranimin rregullit për ta bërë të deturueshëm mbajtjen e maskës dhe vaksinimin në shtetet e tyre.

Zëdhënësja e zotit Obamës, Hannah Hankins tha të mërkurën, “Për shkak të përhapjes së re të variantit delta gjatë javës së kaluar, presidenti dhe zonja Obama kanë vendosur ta zvogëlojnë dukshëm ngjarjen, e cila tani të do të përfshijë vetëm familjen dhe miqtë e ngushtë. Ai është mirënjohës për të tjerët që dërgojnë urimet e tyre për ditëlindjen e tij nga larg dhe mezi pret të shohë më shumë njerëzit së shpejti”.

Organizatorët e festës kishin thënë se ajo do të kishte ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore lokale, shtetërore dhe federale, përfshirë testimin për COVID-19 në vend. Festa u planifikua për herë të parë kur numri i rasteve të reja të koronavirusit kishte rënë ndjeshëm në SHBA, para rritjes së fundit të shpejtë mes të pavaksinuarve.

Biden, i cili ishte nënpresident në administratën zotit Obama, nuk pritej të merrte pjesë në këtë festë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT JANË NDËR MË TË PASURIT BOTË/ Ja kush janë të famshmit që kanë ndërprerë shkollën (FOTO)
Previous article PËRHAPJA MASIVE E VARIANTIT DELTA/ Britania zgjeron fushatën e vaksinimit tek grupmosha 16 e 17 vjeç

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7 Botë

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT