Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar akuza të forta sot në drejtim të shumicës, pas një zhvillimi që ai e quajti “të papritur, skandaloz dhe të rëndë për funksionimin e parlamentarizmit”.
Në një deklaratë të mediat, ai bëri me dije se shumica ka vendosur sot në mënyrë të njëanshme të mbledhë Komisionin e Shëndetësisë dhe Cështjeve Sociale, për të miratuar po njëanshëm ligjin për strehimin.
“Në mënyrë të njëanshme komisioni i Shëndetësisë u mblodh vetëm me deputetët e PS, pas kërkesës sime për shtyrjen me 1 ditë për shkak të impenjimeve politike të deputetëve të opozitës, që nuk u mor parasysh.
Komisioni do të shqyrtojë ligjin për strehimin social, që është miratuar në parim me konsensus të plotë pozitë-opozitë.
Nuk u priste puna 24 orë, kur e shtynë mbi një muaj. Kjo maxhorancë e marrë, mund ta kishte kursyer sot arrogancën në një ligj që kishte konsensus”- tha ai.


