• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Prishja e banesave në Tufinë, familjarët ulen përpara fadromave/ FOTO, VIDEO
Home
Sociale

Prishja e banesave në Tufinë, familjarët ulen përpara fadromave/ FOTO, VIDEO

17 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Banorët e zonës së Tufinës kanë protestuar sot kundër lirimit të banesave të tyre, pasi tokës i ka dalë pronari.

Janë banesat e rreth 20 familjeve të cilat me urdhër të gjykatës duhet të lirohen nga banorët, pavarësisht se një pjesë e tyre janë ndërtuar që përpara viteve ’90. Krahas pronësisë së truallit, një pjesë e familjarëve kanë probleme edhe me legalizimin, çka bën që ata të humbasin banesat dhe të mos përfitojnë as dëmshpërblim.

Tufinë, përmbarimi i nxjerr nga shtëpitë, banorët në mes të rrugës, policia bën disa shoqërime

 +12
Tufinë, përmbarimi i nxjerr nga shtëpitë, banorët në mes të rrugës, policia bën disa shoqërime

Banorët ulen përpara fadromave
Banorët e 20 familjeve të cilët rrezikojnë t’u shemben shtëpitë, pasi tokës ku i kanë ndërtuar ata i kanë dalë pronari me vendim gjykate, janë ulur përpara fadromave. Ata paralajmërojnë se nuk lëvizin për asnjë moment, në mbrojtje të pronave të tyre.

Rama SMS banorëve: S’ka ç’bën qeveria
Banorët kanë bërë të ditur për kamerat e Report Tv se i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama për problemin e pronave. Ndërkohë përgjigja e kryeministrit ka qenë se gjithçka është problem i prokurorisë dhe gjykatave, nuk ka se çfarë të bëjë qeveria.
celulari mesazhi rames
(Mesazhi i Edi Ramës me banorët)

“Përmbaruesi nuk ka fuqi ekzekutive, nuk mund të hidhet posh ligji 7501, të drejtat e pronës janë të paprekshme. Janë shkelur të drejtat e qytetarëve, këta kanë dokumenta, tapi çdo gjë që nevojitet për të gëzuar një pronë. Ky vendim duhet të rrëzohet, sepse dëmtojnë të drejtën e pronës, me këto prona këta banorë jetojnë, nuk kanë të ardhura të tjera. Ndërtimet janë bërë me leje dhe pa leje”, thotë Baftjar Rusi, avokati i familjeve.

“Prokuroria të merret me njerëzit e tij të mos dërgoj njerëz këtu të na shkatërrojnë pronën, kemi certifikatën e pronësisë, nuk mund të marrin pronat tona. Ja shikohen prona ime është 30 dylym e këta duan ta shkatërrojnë, kërkojmë të veprohet me drejtësi e jo me padrejtësi,”shprehet njëri prej banorëve.

“Këtu janë në total 20 banesa, kemi dokumentat, është tok arë, kjo nuk mund të ndodhi ne as nuk na kanë thënë se do marrim shpërblim për tokën dhe shtëpitë tona. Ne e kundërshtojmë këtë vendim, është i padrejtë ne duam të pezullohet ky vendim i padrejtë”, tregon një prej banorëve.

“Duan të ma marrin, ne e dimë se kush është , ai është një i LSI-së që po na grabit pronën. Ne i kemi të gjitha dokumentat, gjykata nuk është shprehur ende për vendimin, këtu po luhet me dy standarde, duhet të jenë korrekt. Policia u përpoq të ishte korrekte por degjenerojë situata këtu në ish-Tufinë. Madje njëra prej banoreve ka përfunduar në spital, i ra të fikët pas përplasjes me përmbaruesit”, tha njëra prej banoreve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Investigimi/ Si paguhen gazetarët e huaj për të “nxirë” faqen e Shqipërisë në mediat ndërkombëtare
Previous article VIDEO/ Rrëfehet anëtari i LIBRA-s: Më nxorrën nga salla, doja të ballafaqohesha me Blushin

Redaktor2

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT