Princi Jarl Alexandre de Basseville, i cili prej kohësh përflitet në mediat shqiptare për krijimin e një Principate në Libofshë, ka reaguar për lajmin se ai rezulton i dënuar me 20 vjet burg për armë dhe drogë në Los Angeles të SHBA-së.
Madje, atij i është ndaluar hyrja përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky fakt është i pasqyruar gjerësisht edhe në media botërore presigjoze, siç është për shembull gazeta franceze Le Parisien.
“Më duhet të sqaroj për mediat që shfaqen përpara publikut përmes gazetarëve se kam shkruar një libër ku kam treguar çdo gjë që ka lidhje me çështjen e burgut. Gjithashtu i jam përgjigjur shumë intervistave me gazetarë të vërtetë investigativë në botë madje dhe gazetarit shqipëtar që vlerësoj Mentor Nazarko me të cilin kemi realizuar një video intervistë për të sqaruar këtë pjesë. Për ata që nuk e kanë parë dhe që nuk janë thelluar më tej për të bërë kërkime mbi çështjen në fjalë tregon mungesë profesionalizmi të theksuar . Duke qënë se jam i gjithmonë i gatshëm të përgjigjem për çdo gjë me gjithë afesionin që kam për ju, ky rast tregon që qëllimi juaj është vetëm shtimi i audiencës dhe jo të tregoni të vërtetën.
Sidoqoftë për sa më takon po shoh që po kritikohet edhe koncepti i Principatës dhe jam i befasuar sepse kritikat bëhen pa marrë parasysh dosjen që është përgatitur me avokatin tim dhe ekipin im e cila është në dispozicion të gazetarëve. Nuk shoh si mund të kritikojmë pa njohur mirë përmbajtjen dhe duke u bazuar vetëm në një ore transmetimi ku isha i ftuar nga sir Arjan Cani, i cili ishte shumë dashamirës për të ftuar.. Unë jam gjithmonë në dispozicion të mediave të politikanëve ose të atyre që duan të më pyesin, por me qëllim që të përparojmë dhe të mos më përsërisin cdo herë se është e pamundur pasi Shqipëria është një vend i prapambetur. Kjo nuk më intereson, dua njerëz pozitivë që duan të ecin përpara.
Për sa i përket politikanëve çfarë mund të them më shumë për ta përvec se kemi shumë divergjenca dhe nuk mendojmë njëlloj. Deri tani kam shpenzuar para në Shqipëri se çdo gjë tjetër.
Ajo që ju propozoj është t’ju nxjerr nga varfëria, të bëjmë para së bashku, për të gjithë sepse kur e shoh gjendjen e ketij vendi, sepse po e kam parë nga afër.
E kam parë duke shkuar në shtëpitë e njerëzve se disa prej tyre nuk kanë as tualete në shtëpi duke më bërë të mendoj se është një vend i botës së tretë.
Unë e refuzoj këtë gjendje tuajën e u them jo. Duhet të ndaloni të më thoni të pavërteta, ju them vetëm këtë, por për herë të fundit, pasi mund të mbyll dyert dhe nuk do më shihni më.
Ju pyes për herë të fundit, ‘’ju doni të fitoni para dhe një jetesë të denjë apo doni të vazhdoni të dëgjoni zhurmën e politikanëve tuaj të cilët as nuk guxojnë të takohen me mua, sepse janë të frikësuar.
Kanë frikë qengjat e varfër sepse janë rehat dhe ngrohtë në kolltuqet të tyre me paratë e taksave e mbrohen nga truprojat nga frika se do ti bëjë keq kush.
Në vendet skandinave nuk ka shofer privatë e as truproje, gjithçka e deklarojnë. Kjo formë ngjan më shumë me një demokraci të pastër dhe ministrat qarkullojnë me biçikleta dhe pse jo unë preferoj kalin. Siç ka thënë një filozof i madh si Voltaire: çdo popull ka udhëheqësin që meritojn atëherë i meritoni ju vërtetë ata ??
Ps: Kam marrë shumë mesazhe nga ju që duan të angazhohen, por tani nuk nuk duhet folur por duhet të veproni
Kam marrë vetëm një ose dy mesazhe nga persona që nuk dijnë as të shkruajnë të cilët fyejnë pa kuptuar gjë. U them atyre se nëse kanë këllqe duhet ti thonë gjërat përballë e jo mbas profileve të fshehura në Facebook…”, thotë në një reagim të tij, “Princi” i Libofshës.
Të premten Jarl Alexandre de Basseville ishte i ftuar në TV Klan te emisioni ‘Zonë e Lirë’, ku foli për projektin e tij për krijimin e Principatës së Libofshës.
Jarl Alexandre de Basseville jeton në Libofshë jeton me dy gra në një marrëdhënie treshe.
Një prej tyre është Miss Albania 2007, Egla Harxhi dhe një femër tjetër e panjohur për publikun.
Ndërkohë, siç raportohet në media të tjera ndërkombëtare Jarl Ale de Basseville, figuron i martuar edhe me mbesën e aktorit të njohur Carli Caplin.
Për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Jarl Alexandre de Basseville nuk është i njohur vetëm për idenë e tij të ‘çmendur’ për krijimin e Principatës së Libofshës, por edhe si fotografi që shkrepi fotot e para nudo të asaj që sot është zonja e parë e SHBA-ve, Melanie Trump.(TemA)


