• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRINC LEKA KANDIDAT PËR PRESIDENT?  Zbulohet takimi surprizë me zyrtarin e lartë amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim
Home
Politikë

PRINC LEKA KANDIDAT PËR PRESIDENT? Zbulohet takimi surprizë me zyrtarin e lartë amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim

8 April, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Top Channel ka hedhur për diskutim një kandidat surprizë për postin e presidentit të ardhshëm, por që sipas televizionit ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Bëhet fjalë për Leka Zogun e ri, që siç kujton TCH ka pasur një takim surprizues pak kohë më parë me zyrtarët amerikanë Reeker dhe Yuri Kim.

Pikërisht për këtë, emri i Leka Zogut duhet marrë në konsideratë për mbështetjen që gëzon tek ndërkombëtarët për kreun e shtetit thuhet në kronikën që vijon si më poshtë:

“Dhe nga ndërkombëtaret mund të vijë një emër, i cili është kaq i njohur, sa shumë vetë mund të habiten që e kanë pasur para syve dhe nuk e kanë kuptuar.

Në ditën e lindjes të Edi Ramës më 4 korrik, vitin e shkuar, ish-zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, sot ambassador i SHBA në Londër, Philip Ricker, trazoi politikën shqiptare.

Reeker vizitoi kryeministrin Edi Rama, ish- kryedemokratin Lulzim Basha, duke krijuar idenë se po sillte në Tiranë dosjen e shumëpërfolur kundër Sali Berishës. Por ndërsa dosjen e nuk e pamë, të gjithë ama pamë, pa kuptuar përse, ndalesën e tij në rezidencën e Princit Leka Zogu.

Fotot e takimit të Philip Ricker me Pricin Leka Zogu, trashëgimtarin e familjes mbretërore shqiptare u shpërndanë rrufeshëm, pasi Ricker mbaroi takimin.

Ishte hera e parë që një zyrtar i  lartë amerikan publikisht takohej me trashëgimtarin e ish-mbretërisë shqiptare, i shkolluar në Angli në akademinë mbretësore Royal Military Academy, Sandhurst, me nota të shkëlqyera.

Princi Leka, apo Leka Zogu xhunior me emrin civil, shpenzoi orë të tëra me zotin Riker dhe ambasadoren Kim. Askush nuk e di se çfarë folën.

Ajo qe dihet është se pas 25 marsit, Leka Zogu mbushi 40 vjeç dhe filloi të jetë super aktiv ne rrjetet sociale. Kështu pinjolli i të djathtës klasike, student i shkëlqyer i Londrës dhe në moshë kushtetuese për tu bërë president, një figure e pastër dhe e papërlyer me të shkuarën e tranzicionit shqiptar, a plotëson të gjitha kushtet për të qenë i pari i vendit, pa interesa politike, ose një mbret me kurore presidenciale? Kush e di se çfarë kanë në kokë, Rama apo amerikanët” thuhet në kronikën e transmetuar në TCh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI NË STACIONIN HEKURUDHOR NË UKRAINË/ Reagon Biden: Rusia po shkakton mizori, po vret
Previous article JENNIFER LOPEZ DHE BEN AFFECK U FEJUAN? Unaza me diamant që ngriti dyshimet (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor Aktualitet

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

MISTERI I AUDIT A6/ Dëshmia e pronarit që shiti makinën: Blerësi e mori makinën për ta provuar para noterit, në lajme pashë që u arrestua me Ergys Agasin Aktualitet

MISTERI I AUDIT A6/ Dëshmia e pronarit që shiti makinën: Blerësi e mori makinën për ta provuar para noterit, në lajme pashë që u arrestua me Ergys Agasin

5 ORË ME ERGYS AGASIN PRANË TREGUT TË SUEL ÇELËS/ Uljan Shpataraku: Nuk do të thotë që je kriminel, lëviz nga rrugën e vjetër e Elbasanit për të shmangur trafikun Aktualitet

5 ORË ME ERGYS AGASIN PRANË TREGUT TË SUEL ÇELËS/ Uljan Shpataraku: Nuk do të thotë që je kriminel, lëviz nga rrugën e vjetër e Elbasanit për të shmangur trafikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT