• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRIMARET E BERISHËS/ Komisioni i Rithemelimit voton për kandidatët e 6 marsit, nis procesi në 9 qendra
Home
Politikë

PRIMARET E BERISHËS/ Komisioni i Rithemelimit voton për kandidatët e 6 marsit, nis procesi në 9 qendra

30 January, 2022 s.autor Politikë

Komisioni i Rithemelimit voton sot primaret për kandidatët për kryebashkiakë në 6 bashkitë e vendit. Procesi në 9 qendrat e votimit ka nisur prej mëngjesit dhe pritet të zgjasë deri në orët e pasdites. Në një njoftim për shtyp, Komisioni i Rithemelimit bën me dije se procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme dhe i bën thirrje anëtarëve të PD të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në vendoret e 6 Marsit.

Njoftimi

Të 9 Qendrat e Votimit (3 QV në Shkodër, 2 QV në Durrës, 1 QV në Dibër, 1 QV në Lushnjë, 1 QV në Rrogozhinë dhe 1 QV në Vorë) janë hapur në orën 8. Procesi i votimit ka nisur i qetë e pa probleme.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton cdo anëtar të PD në 6 degët e PD ku po zhvillohet procesi i votimit për Primare, të ushtrojë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në garën për kryetar bashkie. Primaret, si ushtrim i demokracisë së drejtpërdrejtë tashmë e kalojne vendimmarrjen te anëtarësia.

Komisioni do të informojë në mënyrë periodike publikun në lidhje me ecurinë e procesit të votimit për Primare.

kandidatët që do të garojnë në primare për Dibrën janë Behar Dema, ekonomist, Dafina Muda, psikologe dhe Premtim Riza, arsimtar. Ndërsa, për të kandiduar për të parin e Durrësit do të garojnë, Ardian Muka, inxhinier urbanist dhe Silvja Gjepali, IT.

Në Lushnje do të garojnë në primare, Arben Zaimi, jurist, Elton Bano, avokat, Eurion Iljazi, mësues i edukimit fizik dhe Indrit Qerimi po ashtu mësues i edukimit fizik. Për Rrogozhinën, kandidatët janë Eqerem Deliu, ekonomist, Hajrulla Tafa, mësues, Hekuran Xhani, mjek veterinar, Sokol Gosa, mësues histori-gjeografie, Vladimir Manushi, mjek dentist.

Për primaret e Shkodrës, grupi i ish-kryeministrit do kandidojë Alfred Kocobashin, jurist, Arben Maliqi, po ashtu jurist, Astrit Bushati, jurist, Bardhi Spahia, mjek, Irena Shestani Shala, mjeke dhe Irma Alushi, pedagoge matematike. Dhe së fundmi, për Vorën do të garojnë inxhinieri Luan Gani dhe ekonomisti Lulzim Vrana.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË GARË ME BARCELONËN/ Juventusi synon në merkato sulmuesin e Arsenalit
Previous article VAKSINIMI ANTI-COVID/ Mbi 5 mijë doza të aplikuara në orët e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm Politikë

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT