• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRIMARE, HIGJENA DHE SIGURIA E JETËS”/ Veliaj: Pishinat publike të Tiranë janë transformuar si dita me natën
Home
Politikë

“PRIMARE, HIGJENA DHE SIGURIA E JETËS”/ Veliaj: Pishinat publike të Tiranë janë transformuar si dita me natën

13 July, 2024 s.autor Politikë

Të vendosura në zemër të Tiranës, pishinat e Akuadromit janë mundësia më ekonomike për të gjithë qytetarët e kryeqytetit, që nuk kanë mundësi të shijojnë bregdetin në këto ditë të nxehta vere.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një inspektimi është shprehur se kompleksi i pishinave është transformuar si dita me natën, që kur u mor në administrim nga bashkia, pas 20 vitesh nën menaxhimin e një subjekti privat.

“Jam vërtet entuziast që, pas 20 viteve kur pishinat e Tiranës ishin lënë në harresë nga menaxhimi i keq i privatit, rikthimi në duart e Bashkisë e ka transformuar situatën nga nata në ditë. Ka qenë vërtet një terr i madh dhe një gropë e madhe plehrash e hedhurinash, saqë të vinte turp të identifikoheshe me këtë ambient, ku në fakt shumica prej nesh ka kaluar fëmijërinë, ka mësuar notin e ka pasur ato kujtimet e viteve të para të jetës. Më në fund, për fëmijët e të rinjtë, sot po rikthehet ajo nostalgji, por me një cilësi të këtyre viteve, jo të viteve ’90”, tha Veliaj.

Ai shtoi se pastërtia e ujit dhe siguria janë primare, që kjo pishinë të qëndrojë e hapur. “Pastërtia është primare, kështu që edhe ajo pagesë modeste që jepet për pishinat, shkon për higjienën, klorinimin, për dezinfektimin dhe për mbajtjen pastër të ambienteve. Dua të garantoj të gjithë qytetarët që, jo vetëm higjiena e pastërtia që janë primare, por edhe siguria e jetës”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa, u bëri apel qytetarëve që të frekuentojnë pishinat publike, Veliaj e solli Akuadromin si shembull se menaxhimi publik ndonjëherë është më mirë se privati.

“Më vjen mirë që, edhe për fëmijët nën 4 vjeç e kemi falas, dhe kemi ndërtuar vërtet një ambient familjar, një ambient të gjelbër, të pastër. Pishinat janë ndoshta opsioni më ekonomik, më i pastër dhe garancia e Bashkisë, ku mund të kalohet një kohë cilësore familjare. Ftesa për të gjithë qytetarët është: Të vijmë tek pishinat publike! Pishinat publike janë një mënyrë se si ne tregojmë se menaxhimi publik ndonjëherë është edhe më mirë se sa privati. Nga ana tjetër, është vendi ideal për të organizuar kampet e verës, grupe të organizuara, ribashkime familjare, ribashkime të shokëve”, deklaroi më tej kryetari i bashkisë së Tiranës.

Në varësi të kushteve të motit, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se pishinat publike do të vazhdojnë të qëndrojnë hapur deri në fund të tetorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË KEQEN MAMI HAJDE TË IKIM"/ Si Azgan Mërnica i drejtoi armën në sy policit dhe qëlloi, e ëma tentoi ta ndalonte
Previous article KRIMI NË TROPOJË/ 9 burra u përfshinë në sherr për muzikën! Policia: Ishin të dehur! Në kërkim vrasësi i 24-vjeçarit

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT