Prezantuesi i Fox News Howard Kurtz e kaploi paniku pasi shfaqi aksidentalisht një grafik ku tregohej se rrjeti televiziv është më pak i besuari për lajmet në Amerikë.
Kurtz ishte duke diskutuar nëse mediat raportojnë rregullisht lajme të rreme të njohura si “Fake News” dhe citoi një sondazh të kohëve të fundit të Universitetit Monmouth për të provuar pikën e tij.
Megjithatë, në ekran u shfaq gabimisht një grafikë që tregonte rezultatet e një sondazhi komplet ndryshe.
Grafika tregoi se shumica e shikuesve besojnë tek CNN(48 për qind) dhe MSNBC (45 për qind) ndërsa Fox ishte në fund me 30 për qind.
Kurtz shpejt e kuptoi gabimin dhe tha: “Kjo nuk është grafika që ne po kërkojmë. Largojeni atë ju lutem”. Grafiku u tërhoq.
Fox News ka qenë kanali më i shikuar i lajmeve kabllore për 16 vjet rresht.


