• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRET HOMOLOGUN E KORFUZIT/ Veliaj: Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë. Mundësi për bashkëpunim në kulturë, edukim dhe…
Home
Politikë

PRET HOMOLOGUN E KORFUZIT/ Veliaj: Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë. Mundësi për bashkëpunim në kulturë, edukim dhe…

14 February, 2022 Delo.autor Politikë

Kryebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim kryetaren e Bashkisë së Korfuzit, Merope Hydraiou, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin mes dy qyteteve në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

“Mezi pres të bashkëpunojmë në shumë fusha, si kultura apo turizmi. Në vizitën time të fundit në Korfuz pashë disa prej bandave muzikore atje, dhe të frymëzuar prej tyre patëm mundësinë të krijojmë Filarmoninë e të Rinjve të Tiranës”, pohoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se marrëdhënia e mirë mes dy vendeve ekziston ndër vite dhe vijon edhe sot.

“Për ne është kënaqësi e veçantë që, shumë bashkëkombës shqiptarë e kanë kthyer Korfuzin në një shtëpi të dytë. Më kujtohen vitet e kohës së komunizmit, kur për shumë njerëz Korfuzi ishte një shpëtim nga ai sistem. Asokohe, shumë njerëz përpiqeshin ta kalonin me not kanalin e Korfuzit, për të gjetur një të ardhme në liri. Sot, ajo që dikur ishte një “mollë e ndaluar” dhe një udhëtim i rrezikshëm, është kthyer në një rutinë mes Korfuzit dhe Sarandës dhe shumë shtetasve shqiptarë që janë kthyer në histori suksesi aty. Më bën të ndihem shumë krenar për rrugëtimin që kemi pasur së bashku në këto 30 vite”, nënvizoi Veliaj.

Kryetarja e Bashkisë së Korfuzit, Merope Hydraiou foli për forcimin e bashkëpunimit mes Greqisë dhe Shqipërisë në fusha të ndryshme si kultura, edukimi dhe turizmi.

“Jam e lumtur për këtë takim dhe bashkëpunim me skuadrën tuaj. Keni një skuadër fantastike, që ju mbështet. Di që Tirana ka marrë titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, si një qytet shumë i zhvilluar, dhe jam e kënaqur për këtë. Jemi fqinj të afërt dhe mendoj se është koha e duhur që mes Greqisë dhe Shqipërisë, Korfuzit dhe Tiranës, të forcojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme si kultura, edukimi dhe turizmi. Me  bashkitë e Tiranës, Vlorës dhe Sarandës mund të punojmë mirë e ndoshta, të firmosim një Memorandum Bashkëpunimi, ku mund të gjejmë shumë hapësira dhe rrugë për punë të shkëlqyera e zhvillim të qëndrueshëm, nga të cilat të përfitojnë njerëzit, vendet dhe qytet tona”, përfundoi Hydraiou.

Pas takimit në Bashkinë e Tiranës, dy kryebashkiakët inspektuan punimet te Piramida, qendra më e madhe e teknologjisë në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE TË RËNDA/ Del video e vrasjes së dy grekëve në Ukrainë, çfarë shkruajnë mediat fqinje
Previous article "PEKIN 2022"/ Bien rastet me Covid-19, patinatorja ruse lejohet të garojë pas skandalit doping

Delo.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT