• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESION BASHËS/ Fatmir Mediu: PD e ka të nevojshme koalicionin, ne mund të dalim edhe VETË në zgjedhje
Home
Politikë

PRESION BASHËS/ Fatmir Mediu: PD e ka të nevojshme koalicionin, ne mund të dalim edhe VETË në zgjedhje

28 December, 2020 F.autor Politikë

Viti 2020 po mbyllet pa një marrëveshje mes partive te koalicionit opozitar, edhe pse pritshmëritë ishin qe strategjia elektorale për 25 prillin do të mbyllej para festave te fundvitit. Kryerepublikani Fatmir Mediu nuk e fsheh se opozita është vone dhe përgjegjësia është e Partisë Demokratike

“Partia Demokratike ka detyrimin për ta bashkuar opozitën. Në qoftë se opozita është e bashkuar politikisht në qëndrime tani ka ardhur koha që duhet patjetër të shikojë si do të funksionojë nga pikëpamja elektorale.

Mendimi im është që jemi vonë, jemi vonë dhe duhet ta zgjidhim këtë problem sa më parë”, tha Fatmir Mediu.

Mediu vë në dukje se është Partia Demokratike, e cila ka interesin më të madh për krijimin e koalicionit, duke theksuar se marrëdhënia ndërtohet mbi bazën e peshës elektorale të secilës parti.

Republikanet ne zgjedhjet e 2013 kane marrë rreth 52 mije vota, ne 2015 rreth 53 mije dy betejat ku mund të matet vota e partive, pasi në 2017 të gjithë garuan me siglën e Partisë Demokratike.

“Në këtë rast duhet të kërkojë Partia Demokratike sepse ajo e ka më shumë të nevojshme se subjektet e tjera koalicionin, në qoftë se interesi është për të fituar të gjithë bashkë.

Ajo c ka kërkoj unë është të vlerësohet historiku elektoral i Partisë Republikane, i Partisë Demokratike, i partive të tjera, nuk është çështje e Fatmir Mediut, nuk duhet të jetë as çështje e Lulzim Bashës, është çështje e një marrëdhënie politike dhe elektorale”, deklaroi ai!

Kryerepublikani Mediu nuk e fsheh se skenari me i mirë për partinë që drejton është të garojë më vete.

“Po ta shikojmë nga pikëpamja e interes të ngushtë të PR do ju thoja që dalja më vete është opsioni më i mirë se vitalizon strukturat, ka më tepër sinergji,  dhe aq vota sa duhen për të marrë një deputet më vete aq vota duhen edhe brenda koalicionit.

Por duke menduar interesin e Shqipërisë dhe interesin e opozitës që duhet patjetër të ndryshojmë këtë regjim të korruptuar është e domosdoshme që të kandidojmë së bashku”, tha Mediu!

Deri me tani, strategjia me e mire qe votat te përkthehen ne mandate duket se është gara me dy lista kandidatesh.

“Edi Rama në të gjithë ligësinë e tij, padyshim që në atë djallëzi ka përdorur atë taktikë brenda kodit zgjedhor që opozita të jetë e përçarë  dhe duket akoma një mungesë  konsolidimi i qëndrimit dhe funksionimit elektoral të opozitës.

Por edhe nëse dilet me dy koalicione siç është hedhur teza, që do të thotë ku një bosht është PD dhe LSI mund të krijojë një marrëdhënie të vetën me disa subjekte, ne kemi shanse dhe mundësi që të përcaktojmë një marrëdhënie të drejta në disa zona elektorale ku do të dalim në dy koalicione, në disa zona të tjera mund të ketë një bashkëpunim strukturor dhe elektoral për të maksimalizuar votën dhe për të marrë gjithsecili atë që I takon dhe për ta kthyer në një mandat të vlefshëm” , deklaroi Mediu!

Pas ndryshimeve kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor, e vetmja rrugë për një koalicion është të garojë me një listë të përbashkët kandidatësh që do të thotë se Lulzim Basha duhet të qartësojë së bashku me aleatët se çfarë peshe do të kenë ata në këtë liste, sa kandidatë të partive aleate do të jenë në zonën fituese të listës, në cilat qarqe do të përfaqësohen ata; një marrëveshje që duket se do të mbetet për vitin tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTA E "ÇMENDUR" ME 500 TË FTUAR TEK VILA E NEYAMR/ Reagon kompania organizuese: Gënjeshtra
Previous article TRONDITËSE/ Secili gol apo asist i Hazard i kushton Real Madridit 7.8 milionë euro, ja statistikat...

F.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT