• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
”PRESIM LISTAT E HAPURA ME PADURIM”/ Grida Duma del kundër Bashës: Kandidatët që janë me peshë për t’u zgjedhur nga qytetarët të zgjidhen po nga ata
Home
Politikë

”PRESIM LISTAT E HAPURA ME PADURIM”/ Grida Duma del kundër Bashës: Kandidatët që janë me peshë për t’u zgjedhur nga qytetarët të zgjidhen po nga ata

30 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Grida Duma, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, ka dalë kundër mendimeve të kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me reformën zgjedhore.

Ajo deklaroi në studion e Ditarit në A2 se është pro listave të hapura.

“Unë mendoj që duhet të shkojmë drejt një logjike që e çon partinë politike në politike. Që do të thotë, të gjithë kandidatët që janë me peshë për t’u zgjedhur nga qytetarët, të zgjidhen nga ata. Anëtarët e PD-së presin listat e hapura me padurim sepse e kuptojnë që është njohje kontributi në atë që është vendimmarrja e partisë”, theksoi Duma.

Kur u pyet nëse ka rrezik përçarjeje brenda partisë nga listat e hapura, Duma u përgjigj: “Zero rrezik. Lista e hapur ka rrezikshmëri vetëm në momentin kur nuk ka meritokraci. Lista e hapur jep kohezionin e plotë brenda grupimit politik. Ndërkohë, lista e mbyllur varet nga subjektiviteti i një ose tre individëve. Është e pamundur që një individ i vetëm të mund të zgjedhë grupimin perfekt politik duke marrë rekomandime. Ndërsa lista e hapur jep mundësi që ata që duan të kandidojnë ta kenë mendjen te njerëzit gjatë 4 ose 8 viteve opozitë. Ka ardhur momenti që kryetarët të mos e mbajnë më përgjegjësinë e përcaktimit të listës”.

Sipas Dumës, “Reforma Zgjedhore është kapital i madh politik për opozitën, edhe më shumë për Partinë Demokratike”.

“Duhet të jetë transparente, e mirëkuptuar dhe e mbështetur nga qytetarët shqiptarë. Ndërkombëtarët duhet të jenë garantë për këtë. Vullneti politik i Ramës nuk është sepse ai thotë që nuk ka krizë. Nëse nuk ka krizë, nuk flitet për ndëshkim të krimit elektoral”, u shpreh Duma.

Për sa i përket rastit më të fundit të Agim Kajmakut, Duma deklaroi se “mazhoranca nuk mund të thotë që nuk dinte gjë për rastet Kajmaku apo Babani”.

“Kryeministri del dhe bën batuta dhe nuk distancohet. Mendoj se këtu opozita ia ka arritur qëllimit 100%. Ka hequr ministra të Brendshëm dhe të nxjerrë nga sistemi deputetë me të kaluar kriminale”, tha Duma.

Në lidhje me kërkesën e PD-së për zgjedhje të parakohshme, Duma nënvizoi se Partia Demokratike është gati: “Shqipëria po pret ndryshimin, shqiptarët nuk durojnë më. Ndryshimi do të vijë nëpërmjet nesh”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THA SE U NDA/ Loredana shkon kudo me Mozzikun dhe ja ku është prova (FOTO)
Previous article BEBE REXHA POSTON FOTON ME BIKINI/ Mario i bën namin në shqip (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT