• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI I ZGJEDHUR NË SHBA/ Kabineti i Joe Bidenit, një sinjal shprese
Home
Nderkombetare

PRESIDENTI I ZGJEDHUR NË SHBA/ Kabineti i Joe Bidenit, një sinjal shprese

26 November, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kabineti që prezantoi Joe Bideni karakterizohet nga ekspertë dhe eksperte të njohur. Me diversitetin e tij ai pasqyron sërish realitetin e vendit, mendon Carolina Chimoy.

Shpesh tani dëgjohet se bota po merr frymë sërish. Me burrat dhe gratë që prezantoi presidenti i zgjedhur amerikan si anëtarë të kabinetit të tij, është skicuar rruga për një ndryshim radikal kursi në politikën amerikane.

Më në fund. Në të ardhmen nuk do të ketë më diskutime për tweet-et e çmendura dhe teoritë më të çuditshme të konspiracionit që dominuan të gjitha raportimet SHBA.

Sërish do të bëhet fjalë për përmbajtje. Strategji politike dhe koncepte. Sërish do diskutohet për multilateralizëm, për aleanca globale dhe synime të përbashkëta politike në axhendën e përbashkët. Në rend të ditës do mbetet çështja e trajtimit të duhur të Kinës,  por në këtë rast nuk do të kemi të bëjmë me tregime muskujsh. E njëjta gjë vlen edhe për Kubën, Venezuelën, Iranin, Afganistanin dhe gjithë krizat e tjera të mëdha në politikën e jashtme.

Njerëz të mençur me përvojë shumëvjeçare

Në këto momente mund të ndihet sërish diçka nga Amerika e vjetër dhe nga ajo aktualja: Një vend ku forcat drejtuese politike janë ekspertë në fushën e tyre, me mençuri dhe njohuri, por sidomos me përvojë disavjeçare.

USA Wilmington, Delaware | Joe Biden, Vorstellung Team | Joe BidenBiden prezanton ekipin e tij qeveritar

Në të bën pjesë Antony Blinken, një diplomat shumëvjeçar që beson me këmbëngulje në aleancat globale dhe dëshiron përballet me Kinën. Ose Janet Yellen, që është gruaja e parë që do të drejtojë ministrinë e Financave. Alejandro Mayorkas, si shef i ministrisë për Mbrojtjen e Mjedisit, është një njeri që ka emigruar vetë nga Kuba dhe që do të jetë tani ndër të tjera përgjegjës për kufirin amerikano- meksikan. Në Evropë gëzimin e ka shtuar zgjedhja e John Kerry-t si këshilltar për çështjet e klimës. Me zgjedhjen e një prej arkitektëve të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, Joe Bideni ka vendosur në krah një njeri që i është dedikuar prej vitesh luftës kundër krizës së klimës.

Duke qenë njeriu me kontaktet më të shumta në botë, ai do të lidhë aleanca të rëndësishme vetëm nëpërmjet kontakteve të tij personale. Kabineti i Joe Bidenit jo vetëm që të kujton rolin drejtues që SHBA ka pasur dikur, por të kujton edhe një botë që ka qenë karakterizuar nga ideologjitë dhe principet. Shpresa se kemi të bëjmë me një gjë që është më shumë se sa një ribotim, se e ardhmja mund të jetë më e mirë se sa e kaluara, është e justifikuar.

USA Wilmington, Delaware | Joe Biden, Vorstellung Team | Alejandro MayorkasAlejandro Mayorkas ka emigruar vetë nga Kuba dhe do të jetë ndër të tjera përgjegjës për kufirin amerikano- meksikan.

Sepse kabineti jo vetëm që karakterizohet nga ekspertët, por pasqyron me diversitetin e tij realitetin amerikan: afroamerikanë, latino, aziatikë dhe një seri grash që marrin pjesë për herë të parë në këtë numër në një kabinet. Ata sigurisht që të gjithë do të sjellin përvojat e tyre biografike dhe kompetencat përkatëse. Çfarë fitoreje!

Joe Biden, jo vetëm që është presidenti i parë i zgjedhur që ka një zëvendëspresident që nuk është i bardhë, por është edhe presidenti i parë që mundohet të reflektojë diversitetin e çmueshëm të vendit të tij.

Edhe Biden do të vendosë në favor të Amerikës

Por rruga drejt të ardhmes nuk do të jetë e lehtë. Në varësi se cila parti do të vendosë shumicën në Senat, kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha të qeverisë së re: Një Senat me shumicë republikane do i vendosë stërkëmbësin presidentit aty ku të mundet, për ta penguar në përmbushjen e detyrave.

Një detyrë tjetër gjigande është të bindë për politikën e tij 70 milionë njerëzit që ia kanë dhënë votën Donald Trumpit. Të bindë ata për vlerat e një demokracie me bashkëpunim ndërkombëtarë dhe për atë që diversiteti i kabinetit nuk është vepër e djallit, por pasqyron thjesht realitetin e vendit.

Udhëheqja e re e SHBA ka përpara shumë punë për të bërë. Shumë gjëra mund të shkojnë keq. Edhe këta njerëz do të bëjnë gabime, megjithë përvojat që kanë. Edhe ata do të marrin vendime që do të jenë në favor të interesave të SHBA, pra kundër dëshirave të aleatëve të ngushtë. Prandaj nuk ka vend për të bërë lëvdime naive, pa rezerva, por sidoqoftë për një lehtësim të dukshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I INFEKTUAR ME COVID-19/ Ndërron jetë ish-ushtaraku, një ndër kuadrot kryesorë të Flotës Detare Shqiptare
Previous article "ËSHTË PIKA IME E DOBËT DHE..."/ Albana surprizohet në emision, njihuni me djalin që e bëri për të qarë (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT